Kronika 10 July 2025, 15:53 Nga VNA

49-vjeçari nga Kurbini bie aksidentalisht nga automjeti në Ranën e Hedhun, dërgohet në Spitalin e Traumës

Ndaje në Whatsapp
49-vjeçari nga Kurbini bie aksidentalisht nga automjeti në

Një 49-vjeçar nga Kurbin ka mbetur i dëmtuar pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një automjet në zonën e Ranës së Hedhun, Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, teksa shtetasi Gj. N. po shkarkonte materiale ndërtimi.

I dëmtuari është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Shëngjin / Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, te Rana e Hedhun, shtetasi Gj. N., 49 vjeç, banues në Kurbin, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga automjeti nga i cili po shkarkonte materiale ndërtimi dhe për pasojë është dëmtuar. Ai është transportuar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme