Bota 2 June 2026, 18:53 Nga VNA

Zyrtarët moldavë ngrenë mundësinë e bashkimit me Rumaninë nëse vonohet anëtarësimi në BE

Ndaje në Whatsapp
Zyrtarët moldavë ngrenë mundësinë e bashkimit me

Moldavia mund të shqyrtojë bashkimin me Rumaninw nëse procesi i integrimit në Bashkimin Evropian nuk përparon sipas afateve të parashikuara.

Zëvendëskryeministri moldav, Eugen Osmocescu, deklaroi se objektivi i qeverisë është nënshkrimi i marrëveshjes së anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2028, duke e cilësuar integrimin evropian si prioritetin kryesor të vendit.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm moldav, Mihai Popsoi, është shprehur i gatshëm të mbështesë bashkimin me Rumaninë, duke deklaruar se do të votonte pro nëse një çështje e tillë do t’i nënshtrohej referendumit.

Mundësia e bashkimit është përmendur edhe më herët nga presidentja Maia Sandu, e cila nuk e ka përjashtuar këtë skenar si një rrugë që mund të përshpejtojë integrimin evropian dhe të forcojë stabilitetin e vendit.

Megjithatë, një bashkim i mundshëm mes Moldavisë dhe Rumanisë do të kërkonte procedura të ndërlikuara ligjore dhe kushtetuese, përfshirë mbajtjen e një referendumi dhe arritjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, duke e lënë realizimin e këtij skenari në varësi të zhvillimeve të ardhshme politike.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme