Lifestyle 13 Tetor 2024, 17:35 Nga VNA

Zhgënjehen fansat e Celine Dion: U prekëm kot, performanca e saj ishte regjistruar

Ndaje në Whatsapp
Zhgënjehen fansat e Celine Dion: U prekëm kot, performanca e saj ishte

Performanca e këngëtares Celine Dion në hapjen e Lojërave Olimpike në Paris 2024 ishte regjistruar paraprakisht, shkruan gazeta franceze Libération. Miliona njerëz u prekën emocionalisht kur 56-vjeçarja interpretoi këngën “L’Hymne à l’amour” të këngëtares franceze Edith Piaf. Madje, presidenti Emmanuel Macron e cilësoi interpretimin e saj si “kulmin emocional” të ceremonisë. Megjithatë, tani gazeta e njohur franceze ka cituar ekspertë të industrisë muzikore që pretendojnë se performanca e 26 korrikut ishte “pa dyshim e regjistruar paraprakisht”, duke e quajtur atë një performancë “false”.

“Ajo që dëgjuam në televizion ishte një riprodhim i korrigjuar,” deklaroi për Libération kompozitori dhe interpretuesi Etienne Guéreau. Ndërkohë, një inxhinier zëri tha: “Ishte 100% e regjistruar paraprakisht, mund ta dëgjoni që nga notat e para.” Të tjerë pretendojnë se deri edhe prova e Celine Dion ka qenë e regjistruar përpara. Një muzikant i njohur si Wings of Pegasus komenton në YouTube se prova dhe performanca reale tingëllonin identike, gjë që, sipas tij, është e pamundur. “Gjithmonë ka ndryshime mes dy versioneve të një këngë live”, tha ai. Përfaqësuesit e organizatorëve të Lojërave Olimpike nuk kanë pranuar të komentojnë lidhur me këto pretendime, ndërsa më herët kishin insistuar se performanca ishte tërësisht live.

Ky interpretim u reklamua si rikthimi i madh i Celine Dion pas një pauze për shkak të problemeve shëndetësore. Këngëtarja e famshme vuan nga një sëmundje e rrallë autoimune dhe nuk ka performuar për vite me radhë. Dion, e njohur më së shumti për hitin e saj “My Heart Will Go On”, njoftoi në dhjetor 2022 se i ishte diagnostikuar sindroma e personit të ngurtësuar. Në një intervistë, ajo shpjegoi se kjo gjendje mund të shkaktojë spazma muskulore kudo në trup, duke bërë që duart apo këmbët e saj të ngrijnë. Ajo gjithashtu ka pasur vështirësi me ecjen dhe këndimin. Celine kishte performuar edhe më parë në Lojërat Olimpike në Atlanta, në vitin 1996, kur këndoi këngën “The Power of Dream”. Ceremonia u ndoq nga 3.5 miliardë njerëz në mbarë botën.

Video

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”. Berisha po gjykohet për akuzën e korrupsionit të kryer në bashkëpunim, lidhur me dosjen “Partizani”.

Kolonë e paligjshëm izraelitë, të cilët ishin maskuar, vranë një palestinez dhe plagosën dy banorë me armë zjarri në fshatin Kusra, në jug të Nablusit, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze. Dëshmitarët thanë se sulmuesit hodhën gurë drejt shtëpive dhe automjeteve, thyen xhamat dhe u përpoqën të hynin në banesa gjatë sulmit.

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme