Lifestyle 12 Tetor 2024, 12:56 Nga VNA

Vendimi për ta dënuar me 1 vit burg sjell pasojat e para, Luis Ejllit i anulohen disa koncerte

Ndaje në Whatsapp
Vendimi për ta dënuar me 1 vit burg sjell pasojat e para, Luis Ejllit

Kur gjithçka dukej se po shkonte perfekt në karrierën dhe jetën private të Luizit, një telash me drejtësinë e ka tronditur jo pak jetën e tij. Ashtu edhe si është shkruar ditët e fundit, Gjykata e Fierit ka dënuar me 1 vit pas hekurave fituesin e “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli për falsifikim dokumentesh për të justifikuar pasuritë e fituara nga aktiviteti kriminal të një personi.

Mësohet se Luiz Ejlli, ka përdorur vulën e noterit për falsifikim dokumentesh edhe pse ministria i kishte hequr licencën. Fituesi i “BBV” raportohet se ka krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta dhe shtetasi me iniciale F. A., të cilit iu ishte sekuestruar pasuria, e kishte dorëzua në ish-Prokurorinë e Lushnjës më 25 shkurt 2022. Ndonëse çështja pritet që të apelohet, vendimi ka prekur jo pak edhe karrierën e këngëtarit.

Bëhet me dije, se disa koncerte që Luizi kishte në Britaninë e Madhe janë anuluar. Një fakt i tillë ka shqetësuar jo pak ekipin e menaxhimit të tij, të cilët janë konsultuar menjëherë me avokatët e tyre dhe të këngëtarit, për të parë të gjitha mundësitë, nëse çështja gjyqësore, do të sillte probleme në agjendën e tij. Fakti që ka një dënim, e ndalon artistin që të largohet nga vendi, duke bërë që koncertet e tij jashtë kufijve të shtyhen për një moment të dytë.

Nga ana tjetër, edhe disa data që Luizi ka pasur të pronotuara në vend, janë anuluar. Nuk dihet ende arsyet rreth kaq shumë anulimeve, brenda kaq pak ditëve, por ajo që dihet është fakti se e gjithë situata ka shqetësuar shumë si stafin e Luizit, ashtu edhe vetë Luizin. Dosja e Ejllit kaloi për gjykim më 26 dhjetor 2022, dhe sipas Kodit Penal ai mund të dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 4 vite. Kjo histori nisi në vitin 2021, kur prokuroria e Fierit nisi hetimet dhe kërkonte sekuestrimin e pasurive të shtetasit F.A. për shkaqe të dyshimta.

 

Video

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”. Berisha po gjykohet për akuzën e korrupsionit të kryer në bashkëpunim, lidhur me dosjen “Partizani”.

Kolonë e paligjshëm izraelitë, të cilët ishin maskuar, vranë një palestinez dhe plagosën dy banorë me armë zjarri në fshatin Kusra, në jug të Nablusit, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze. Dëshmitarët thanë se sulmuesit hodhën gurë drejt shtëpive dhe automjeteve, thyen xhamat dhe u përpoqën të hynin në banesa gjatë sulmit.

Izraelitë të armatosur hapën zjarr në qytetin Sa’ir në Bregun Perëndimor të pushtuar. Grupi i izraelitëve me rroba civile u pa duke iu afruar palestinezëve me mitralozë në duar, në pozicion të gatshëm për të qëlluar.

Një re e dendur me pluhur portokalli ka mbuluar Gazën ndërsa një stuhi e fortë rëre ka përfshirë vendin. Erërat e forta dhe pluhuri kanë goditur kampet ku strehohen mijëra të zhvendosur, duke përkeqësuar më tej kushtet tashmë të vështira humanitare në këtë zonë të rrethuar. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata kërkon ndihmë urgjente për banorët më të prekur.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme