Lifestyle 13 October 2024, 19:38 Nga VNA

Çfarë duhet të hamë kur pimë alkool

Ndaje në Whatsapp
Çfarë duhet të hamë kur pimë alkool

Nëse pas çdo dehjeje me alkool nuk mund të flini, e me atë rast nuk hani diçka apo mbase e zbrazni frigoriferin në shtëpi – më në fund kemi shpjegim për sjelljen tuaj.

Një hulumtim i Institutit “Francis Crick” ka dashur që të zbulojë a ekziston lidhja midis alkoolit dhe ngrënies së tepërt.

Autorët kanë vërejtur që kjo lidhje është dukshëm befasuese, sepse alkooli ka shumë kalori, ndërkaq konsumimi i tij kryesisht qetëson apetitin e trurit.

Dhe më në fund për të mësuar se për çka bëhet fjalë, hulumtuesit u kanë dhënë minjve tri ditë etanol (alkool) dhe tretje fiziologjike dhe i kanë matur sa kanë ngrënë.

Rezultatet kanë treguar që minjtë kanë ngrënë më shumë kur u është dhënë etanol.

“Këto të dhëna na tregojnë që ngrënia e tepërt e shkaktuar nga alkooli paraqet fenomen evolucionar i cili është i pranishëm te shumica e gjitarëve”, thonë ekspertët.

Ata pastaj kanë studiuar se a i ndryshon etanoli sinjalet e urisë në tru dhe kanë zbuluar që ndodh aktivizimi i qelizave të cilat zakonisht bëhen aktive kur agjërojmë. Në këtë mënyrë, alkooli trurit i dërgon sinjale “të rreme” të urisë dhe për këtë shkak edhe kur jemi të ngopur ndiejmë nevojë për të ngrënë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme