Lifestyle 13 Tetor 2024, 10:26 Nga VNA

Çka ndodh nëse e pakësoni konsumimin e bukës

Ndaje në Whatsapp
Çka ndodh nëse e pakësoni konsumimin e bukës

Për shumë njerëz ushqimi më i preferuar është buka. Madje atyre nuk u pëlqen asnjë gjellë apo ushqim tjetër nëse nuk e konsumojnë me një fetë bukë.

Më poshtë do t’ju paraqesim disa përfitime që i shtoni trupit nëse shmangni konsumimin e bukës, sidomos bukën e bardhë:

Do të bini në peshë

Buka është e pasur me karbohidrate dhe, kur e teproni me konsumimin e saj, është e sigurt që do të shtoni në peshë. Trupi ruan karbohidrate në formën e glikogjenit dhe ndodh që për shkak të këtyre karbohidrateve, trupi të mbajë ujë. Çdo gram karbohidratesh në trup bën që trupi të mbledhë rreth 3-4 herë më shumë ujë. Prandaj, nëse shmangni konsumimin e bukës, një nga përfitimet që do të merrni është rënia në peshë.

Nuk do të ndiheni vazhdimisht të uritur

Buka e bardhë është plot me karbohidrate të përpunuara, gjë e cila çon në një rritje të papritur të sheqerit në gjak, që më pas bie. Këto ndryshime të papritura bëjnë që trurit t’i dërgohen sinjale të shpejta e të paqarta mbi nevojën për ushqim apo për ndjenjën e urisë.

Do të ju rritet energjia dhe përmirësohet tretja

Buka e bardhë nuk përmban fibra të favorshme që ndikojnë në funksionimin normal të zorrëve dhe tretje. Shpesh konsumimi i bukës së bardhë mund të shkaktojë kapsllëk dhe probleme me tretjen. Kjo nuk do të thotë që buka duhet të eliminohet fare si ushqim, por duhet ta konsumoni atë në sasi të paktë dhe duhet të mundoheni ta zëvendësoni me drithëra më të shëndetshme që rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak

Video

Prokurorja në Uashington ka publikuar pamjet filmike të incidentit të rëndë që ndodhi gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Videoja shfaq 31-vjeçarin Cole Allen duke thyer masat e sigurisë në hotelin "Washington Hilton" dhe duke vrapuar me armë në dorë drejt sallës ku ndodhej presidenti Donald Trump. Agjentët e Shërbimit Sekret ndërhynë menjëherë për ta ndaluar, duke shkëmbyer zjarr me autorin. Gjatë përplasjes, Allen qëlloi ndaj një agjenti, i cili mbeti i plagosur në gjoks por u shpëtua nga jeleku antiplumb. Autori u neutralizua dhe u arrestua nga forcat e sigurisë, duke parandaluar një tragjedi të mundshme.

Koloni izraelit sulmon një murgeshë të krishtere në rrugët e qytetit të shenjtë të Jerusalemit. Video marrë nga Motaz Azaiza

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një video të shkatërrimit të një tuneli nëntokësor të Hezbollahut që ishte mbi 140 metra i gjatë. Shkatërrimi ndodhi mëngjesin e së enjtes duke përdorur më shumë se 24 tonë eksplozivë. Tuneli nëntokësor ndodhej në zonën Ras Binda në Libanin jugor.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme