Kronika 28 May 2025, 18:30 Nga VNA

Zhdukja dhe rrëmbimi i Jan Prengës/ Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta do të paraqiten më 12 qershor në Apelin e Posaçëm

Ndaje në Whatsapp
Zhdukja dhe rrëmbimi i Jan Prengës/ Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta

Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta, do të paraqiten më 12 qershor në gjykatën e Apelit të Posaçëm për të dëshmuar në procesin ndaj Festim Bexhdilit, bashkë i pandehur me ta për akuzën e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës në 2020 në Kamëz.

Kopshtari i Golden Resort, ku u mbajt trupi i pajetë i babait të 3 fëmijëve, po rigjykohet në Apelin e Posaçëm pasi kthimit të dosjes nga Gjykata e Lartë, e cila prishi vendimin e dënimit të tij me burgim të përjetshëm.

Në seancën e së mërkurës, avokati Ilir Murati paraqiti disa kërkesa, siç ishte zbërthimi i një telefoni të enkriptuar, të cilin sipas prokurorisë së posaçme e dispononte Bexhdili në momentin e arrestimit. Avokati tha se Bexhdili nuk ka patur në disponim një telefon të tillë, por gjithsesi SPAK duhet ta zbërthejë atë dhe të konfirmojë nëse  Bexhdili ka ose jo komunikime me të pandehurit e tjerë.

Sipas avokatit, kopshtari nuk ka komunikime me të pandehurit Altin Hajri apo Gentian Doci Funiqi, madje ky I fundit rezulton siç tha mbrojtësi jep udhëzime që Bexhdili të heshtë lidhur me ngjarjen.

Mbrojtësi kërkoi thirrjen e një eksperti që të interpretojë pamjet filmike të Golden Resort ku shfaqen rrëmbyesit. Kjo duke pretenduar se kopshtari nuk ka lidhje me krimin, porse është gjendur në vendin dhe kohën e gabuar.

Prokuroria u kundërpërgjigj menjëherë dhe deklaroi se “Bexhdili është pjesë e grupit kriminal dhe nuk është gjendur rastësisht në vendngjarje. Sipas SPAK në momentin që Jan Prenga është rrëmbyer në Kamzë, Bexhdili është nisur nga plazhi në drejtim të Shijakut. Gjykata vendosi ti rrëzojë kërkesat e avokatit, ndërsa urdhëroi që ti vihen në dispozicion pamjet filmike.

SPAK akuzon Dritan Rexhepin dhe Gentian Docin Funiqin si organizator të rrëmbimit të Jan Prëngës, pasi vëllai i pengut iu kishte vjedhur një sasi të madhe droge në një port në Britaninë e Madhe. Bashkë me ta po gjykohen edhe Aldo Majnishta, Artan Docaj, Korado Gështenja dhe Martin Bleta, të cilët akuzohet si rrëmbyes.

Në një proces të ndarë po gjykohet pronari I Golden Resort Altin Hajri. Si prova të reja, SPAK ka paraqitur komunikimet në Sky ECC mes të pandehurve, Altin Hajri, Dritan Rexhepi dhe Gentian Doci Funiqi pas rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës./Panorama.al/ 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme