Kronika 28 May 2025, 14:58 Nga VNA

Afera e “Sterilizimit”/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për 8 të pandehurit, Ilir Beqaj do të gjykohet veçmas. Detajet nga seanca, minutë pas minute

Ndaje në Whatsapp
Afera e “Sterilizimit”/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për 8

 

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe për përfshirje në grup kriminal lidhur me aferën e koncesionit të Sterilizimit, do të gjykohet veçmas nga të pandehurit e tjerë, dhe procesi ndaj tij do të zhvillohet me procedurë të zakonshme. Kjo pas vendimit të Gjykatës së Posaçme që pranoi kërkesën e të pandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar. Ndërkohë, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, të cilët akuzohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe bashkë me të pandehurit e tjerë, M. Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri dhe Nail Ajazi, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, do të gjykohen gjithashtu nga GJKKO, por me gjykim të shkurtuar.

Ende pa u shpallur vendimi ndërmjetëm i trupës gjykuese, sallën e gjyqit e braktisi i pandehuri Ilir Beqaj. Pas këtij vendimi, prokurorët kërkuan kohë për të përgatitur pretencën për të pandehurit e tjerë. Seanca e radhës u shty për më 11 qershor.

Seanca Më herët gjatë seancës, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u përball me Gjykatën e Posaçme dhe theksoi se për të njëjtën çështje ishte hetuar nga Prokuroria e Tiranës, e cila e ka pushuar çështjen pasi nuk ka gjetur elementë të veprës penale.

“I kam kërkuar SPAK një vendim disa herë, por nuk na e vuri në dispozicion. E siguruam më pas nga Kuvendi, që i kishte shkuar nga SPAK mes materialeve për komisionin hetimor. Bëhet fjalë për vendimin e pushimit të një procedimi penal nga prokurori i Tiranës, Endrit Bimi, që për mua është një vendim pafajësie,” tha Beqaj.

Ish-ministri kërkoi që vendimi të administrohej nga gjykata dhe të shqyrtohej si provë.

Në vijim, Gjykata e Posaçme shqyrtoi kërkesat paraprake të të pandehurve të tjerë, Ilir Rrapaj, M. Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri dhe Nail Ajazi, të cilët kërkuan gjykim të shkurtuar.

Pasi Gjykata hapi shqyrtimin gjyqësor të çështjes, i dha fjalën prokurorisë. Prokurori Edvin Kondili deklaroi se “jemi njohur me vendimin e gjyqtarit të seancës paraprake dhe kërkojmë që kjo çështje të kalojë me të njëjtat ndryshime që bëri gjyqtari i seancës paraprake.” Gjykata gjatë seancës paraprake ashpërsoi akuzat ndaj Ilir Beqajt, ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj, duke i akuzuar për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup kriminal”.

Avokati Ermal Yzeiraj, që mbron interesat e të pandehurit Ilir Beqaj, deklaroi se ishte i paqartë për akuzat, pasi prokuroria nuk e ka specifikuar akuzën. Sipas tij, verbalisht thuhet "vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup kriminal", ndërsa me shkrim është përshkruar si “shpërdorim detyre”.

“Jam i paqartë për çfarë do mbrohem,” theksoi avokati.

Ndërkohë, Ilir Beqaj kërkoi nga prokuroria që të arsyetojë pse e akuzon për vjedhje.

“Ju nuk e keni thënë asnjëherë këtë akuzë, vetëm e keni pranuar. Më arsyetoni akuzën e vjedhjes. Pa një formulim të saktë të akuzës, nuk mund të përgjigjem. Në 3 pika të ndryshme, na janë vënë nene të ndryshme të Kodit Penal. Ne jemi bërë si autoshkollë, unë nuk bëj dot mbrojtje efektive pa një akuzë të shkruar,” përfundoi ish-ministri.

 

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme