Kronika 28 May 2025, 12:16 Nga VNA

5D, GJKKO dënon zyrtaren e Bashkisë Tiranë. Deborah Keçi në shërbim prove për 16 muaj, i ndalohet të punojë në administratë

Ndaje në Whatsapp
5D, GJKKO dënon zyrtaren e Bashkisë Tiranë. Deborah Keçi

Gjykata e Posaçme shpalli verdiktin për të pandehurit e një prej fraksioneve të dosjes 5D dhe dënoi zyrtaren e lartë të Bashkisë së Tiranës Deborah Keçi dhe të tjerët. Ata u cilësuan fajtorë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Dënimet:

Deborah Keçi – 1 vit burg.

8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.

Pezullim i dënimit me burg dhe vënien në 16 muaj shërbim prove. 5 vjet heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike.

Teuta Guri – 9 muaj burg

6 muaj me gjykim të shkurtuar.

60 orë punë në interes publik.

Renaldo Gjerasi – 9 muaj

6 muaj, me gjykim të shkurtuar.

60 orë punë në interes publik.

Jetjon Mera – 9 muaj burg

6 muaj, me gjykim të shkurtuar.

60 orë punë në interes publik brenda 6 muajsh.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme