Kronika 26 May 2025, 22:15 Nga VNA

Suel Çela ndikoi në zgjedhje në Elbasan? Klodiana Lala: SPAK po heton, veprime konkrete te njerëzit e...

Ndaje në Whatsapp
Suel Çela ndikoi në zgjedhje në Elbasan? Klodiana Lala: SPAK po

Një nga kandidatet më të votuara në zgjedhjet e 11 majit është Sara Mila e PS-së në qarkun e Elbasanit, e cila ma marrë mbi 20 mijë vota duke e renditur e para në këtë qark.

Opozita ka hedhur akuza të shumta se Mila dhe PS janë ndihmuar nga Suel Çela dhe banda e tij.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se për Elbasanin ka pesë hetime, ndërkohë që SPAK ka kryer veprime konkrete hetimore lidhur me persona që dyshohet se mund të kenë favorizuar Sara Milën.

"Suel Çela është kreu i një organizate kriminale të goditur nga SPAK. Ka urdhër arrest për të. Disa anëtarë të grupit të tij janë arrestuar të tjerë janë në arrati.

SPAK ushtroi kontroll te disa personazhe, përfshirë zyrtarë të institucioneve dhe drejtues të tjerë, si mënyrë për të ndikuar apo dobësuar ata eksponentë që kishin dyshime se mund të punonin në favor të Sara Milës.

Dyshimet janë që po ka patur angazhim të grupit të Suel Çelës. Dyshimet, sepse pastaj e përcakton gjykata. Përgjimet dhe vëzhgimet në zonë, ju kam thënë që janë ushtruar kontrolle te Luan Tabaku. Ka kontrolle konkrete, kqyrje të telefonave, në kuadër jo vetëm për trafik droge por edhe dyshime për krim zgjedhor. Kjo çështje po vijon dhe duhet pritur përfundimi i hetimeve.

Ajo që më bën përshtypje është, si është e mundur që një zonëj pa kontribut në PS, thuajse nuk ka bërë asnjë aktivitet politik, të marrë mbi 20 mjë vota? Këtë pikëpyetje ngre si qytetare, pra njerëz me kontribut në politikë, si Fatmir Xhafaj, Erion Braçe, nuk e kanë kapur shifrën e 20 mijë votave. Rasti i zonjës Mila nuk ngjan me rastin e zonjës Tabaku, që ka drejtuar komisionin për inceneratorët. Të dalë Sara Mila dhe të thotë çfarë kontributi ka.

Ka hetim zyrtar, çfarë do të rezultojë ta thotë SPAK.

Ka edhe hetime të tjera, kanë qenë dyshime të PD për asfalt elektoral dhe për fotografim të votës. Por qarku Elbasan ka në total 5 çështje, për korrupsion në zgjedhje. Pas Shkodrës, Fierit, Elbasani është…

Për krime zgjedhore ka një sekuestrim telefoni në qarkun e Pukës. Kështu kuptohet mekanizmi dhe rrjeti.

Hetimi më i rëndësishëm është një hetim që është referuar nga vetë burgjet. Ai hetim thuajse nuk është folur, është mbajtur diskret. Jam shumë e interesuar se çfarë do të prodhojë. Me sa kam kuptuar është hetim me bazë të gjerë që mund të japë rezultate të forta. Jam me parimin që krimi zgjedhor duhet hetuar dhe ndëshkuar gjithmonë. Janë 40 hetime në rang republike për korrupsion", tha ndër të tjera Lala.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme