Kronika 26 May 2025, 11:32 Nga VNA

Metamorfoza, largohet nga trupa gjykuese Irena Gjoka, mori lejen në kulmin e akuzave nga Berisha

Ndaje në Whatsapp
Metamorfoza, largohet nga trupa gjykuese Irena Gjoka, mori lejen në kulmin

Procesi për të pandehurit e dosjes Metamorfoza u shty për në datën 30 maj për shkak të mungesës së avokatëve të dy të pandehurve.

Pëllumb Gjoka, Behar Bajri, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltian Bistri, Xhevahir Lita, nuk ishin të pranishëm në seancë. Ajo që ra në sy ishte ndryshimi në përbërjen e trupës gjykuese. Gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka ishte zëvendësuar nga gjyqtari Erjon Çela. Gjoka ka marrë lejen e zakonshme në kulmin e akuzave nga ish-kryeministri Sali Berisha, sipas të cilit gjyqtarja ka fshehur një dënim në Greqi. Të pandehurit e dosjes Metamorfoza akuzohen për krime të rënda, si vrasje apo plane për të kryer vrasje.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme