Kronika 25 May 2025, 15:22 Nga VNA

U arrestuan duke drekuar në Gjirin e Lalzit/ Gjykata jep masat për 7 personat, mbetet në burg Xhevde Plaku

Ndaje në Whatsapp
U arrestuan duke drekuar në Gjirin e Lalzit/ Gjykata jep masat për 7

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës ka dhënë sot masat e sigurisë për shtatë personat e arrestuar gjatë një operacioni të forcave speciale në zonën e Gjirit të Lalzit, dy ditë më parë.

Pas shqyrtimit të provave dhe kërkesës së prokurorisë, trupa gjykuese vendosi masën “arrest me burg” për Xhevdet Plakun, i njohur ndryshe si ‘Akili’, i cili rezulton të jetë arratisur nga një burg në Itali në janar të këtij viti.

Në të njëjtën masë sigurie u lanë edhe shtetasit Flobenc Meçja, Voltan Xhani, Jugert Xhani dhe Ortion Hasani.

Ndërkohë, për shtetasin Alfred Hasanaj, gjykata caktoi masën më të lehtë “detyrim paraqitje”. Ai është i detyruar të paraqitet çdo të hënë në orën 10:00 pranë Policisë Gjyqësore dhe i ndalohet dalja jashtë shtetit pa lejen e gjykatës, ndërkohë që pasaporta e tij është sekuestruar.

Operacioni i arrestimeve u zhvillua në një lokal luksoz në zonën e Gjirit të Lalzit, si pjesë e një hetimi në vijim ndaj veprimtarisë së dyshuar kriminale të personave të përfshirë.

Personat e arrestuar nga opercioni i Policisë së Durrësit dhe Forcave Speciale:

Xhevdet Plaku, 45 vjeç, banues në Durrës. I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pas urdhrit të Gjykatës së Breshias (Itali) për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Plaku ishte arratisur nga burgu i Ankonës në janar 2025. Gjatë kontrollit, iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole, gati për qitje.

Flobens Mecia, alias “Gega”, alias “Drini”, 43 vjeç, banues në Shkodër. I kërkuar nga SPAK dhe me masë sigurie “Arrest në burg” për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje”. Gjatë kontrollit iu gjetën dy dokumente të falsifikuara dhe një armë zjarri pistoletë me fishek në fole.

Voltan Xhani, 39 vjeç, lindur në Përmet dhe rezident në Holandë. I shpallur në kërkim për “Trafikim mjetesh motorike” dhe “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje”, lidhur me një hetim për vrasje me armë zjarri në Shkodër. Iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole në çantën personale.

Jugert Xhani, 35 vjeç, lindur në Përmet. Akuzohet për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

  1. H., 38 vjeç, banues në Mamurras – nën hetim për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
  2. Q., 36 vjeç, banues në Tiranë – nën hetim për të njëjtat vepra penale.
  3. H., 45 vjeç, banues në Mamurras – i dyshuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

 

 

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme