Kronika 24 Maj 2025, 21:12 Nga VNA

Si grupi i Elvis Doçit transferoi 500 mijë dollarë përmes metodës “Hawala” për blerjen e 500 kg kokainë në Ekuador. Zbardhen bisedat në Sky ECC

Ndaje në Whatsapp
Si grupi i Elvis Doçit transferoi 500 mijë dollarë përmes

Grupi kriminal i drejtuar nga Elvis Doçit, i njohur si "Visi i Pojës", ka përdorur sistemin joformal të transferimit të parave të njohur si “Hawala”, për të kryer pagesat për sasi të mëdha kokaine të blera në Ekuador. “Hawala” është një mënyrë informale transferimi, ku paraja nuk lëviz fizikisht, por këmbehet nëpërmjet rrjeteve të ndërmjetësve.

Në një rast konkret, Elvis Doçi – nipi i Xhevdet Troplinit, i njohur si “Poja” – ka bashkëpunuar me Juxhin Drazhin dhe Artan Sulejmanin për të kryer një transfertë prej 500 mijë dollarësh amerikanë si pagesë paraprake për blerjen e 500 kg kokaine nga Guayaquil, Ekuador. Kjo pagesë është realizuar më 24 shkurt 2021.

“Sipas dosjes, në nëntor 2020, përdoruesi i Sky ECC me PIN C3289B, i identifikuar si Elvis Doçi, fillon bisedat për krijimin e një grupi me pjesëmarrës përdoruesit JTD0FN (Artan Sulejmani) dhe 4VLUFS (Juxhin Drazhi), me synimin për të organizuar importimin e rreth 500 kg kokaine në Evropë përmes një kontejneri nga Ekuadori. Blerësit dyshohet të jenë përdoruesit e Sky ECC me PIN-et xxx dhe yyy, ndërsa përdoruesi i një PIN-i tjetër të koduar si ‘XXX’, me emrin e koduar ‘Nino’, ka marrë përsipër sigurimin e drogës, duke jetuar vetë në Amerikën e Jugut,” thuhet në dosje.

Në një nga komunikimet, Elvis Doçi i shkruan Artan Sulejmanit për transferimin e parave:

“…tani të dal direkt në temë, mos të lodh. Kam një mik që po ngarkon gjëra nga Ekuadori. Ka bërë disa punë këtë periudhë dhe është i interesuar edhe për aty në Valenca… me çanta nuk bëhet?”.

Pas arritjes së marrëveshjes për sasinë prej 500 kg kokainë, fillon organizimi i transferimit të parave.

“Menjëherë pas kësaj, përdoruesi 4VLUFS (Juxhin Drazhi) jep të kuptohet se lëvizjet e parave janë maskuar si transaksione fiktive për tregtinë e frutave: ‘Unë po e konfirmoj si punë, po i kaloj dhe lekët e frutave, edhe ju bëni planet tuaja që të kalojmë leket dhe ta bëjmë’”.

Pas shumë komunikimesh, më 24 shkurt 2021, Artan Sulejmani dyshohet se ka realizuar një transfertë prej 505,650 dollarësh amerikanë, të cilat janë dërguar drejt Amerikës së Jugut dhe janë marrë fizikisht nga “Nino” – që sipas hetimeve është Juxhin Drazhi.

Transferta është bërë përmes një agjencie këmbimi valutor në Vlorë. Në këtë episod dyshohet se është përfshirë edhe Nexhmedin Danaj, pronar i televizionit kabllor “Vlora Cable”, që tashmë është vendosur nën sekuestro.

“Nga analiza e bisedave dhe veprimeve të dokumentuara, SPAK vlerëson se ekziston një dyshim i arsyeshëm se Elvis Doçi, Artan Sulejmani dhe Juxhin Drazhi kanë vepruar në mënyrë të organizuar si një grup i strukturuar kriminal. Duke qenë se përmes sistemit bankar është e pamundur të lëvizet një shumë kaq e madhe parash, ata kanë përdorur sistemin ‘Hawala’ si një kanal alternativ për transferimin e shumës prej 505,650 dollarësh. Paratë janë tërhequr në Vlorë, në një agjenci private, duke shmangur detyrimet ligjore për deklarimin e burimit dhe pagesën e taksave. Dyshohet se këto para vijnë nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të lëndëve narkotike,” përfundon SPAK.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme