Kronika 23 May 2025, 20:45 Nga VNA

Çfarë iu rrëfeu Nuredin Dumani prokurorëve të Antimafias për Xhevdet Troplinin...

Ndaje në Whatsapp
Çfarë iu rrëfeu Nuredin Dumani prokurorëve të

Nuredin Dumani, i cili mban statusit e bashkëpunëtorit të drejtësisë ka rrëfyer rreth aktivitetit kriminal të grupit të Xhevdet Troplinit, që u godit në kuadër të operacionit Ura. Në datën 18 janar 2024, në kuadër të Grupit të Përbashkët Hetimor, pranë zyrave të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është marrë në pyetje bashkëpunëtori i drejtësisë shqiptare Nuredin Dumani, anëtar i një grupi kriminal shqiptar i dedikuar në trafikun e drogës dhe që besohet se është përgjegjës për disa vrasje të kryera në Shqipëri.

Bashkëpunëtori i lartpërmendur, i dëgjuar bashkërisht nga prokurorët e Shtetit të D.D.A.-së të Barit dhe autoritetit gjyqësore shqiptare, ndër të tjera, ka dhënë elemente informacioni në gjendje të përcaktojnë me siguri shtetasin Elvis Doci si trafikant i lëndëve narkotike, i njohur me nofkën “Visi i Pojës". Në mënyrë të veçantë, pasi e njohu në fotografi, Nuredin Dumani ka referuar se njihej prej shumë vitesh me Elvis Doci, i njohur me thjeshtë si "Visi i Pojës", për shkak të marrëdhënies së bashkëpunimit të ngushtë kriminal që kishte pasur në të kaluarën me Fatmir Troplinin i njohur si "Miri", djali i Xhevdet Troplini i njohur si "Poja" dhe kushëri i Elvis Doci.

Më poshtë një pjesë e procesverbalit të marrjes në pyetje, gjatë së cilës bashkëpunëtori Dumani, ndër të tjera, saktësonte se në mjedisin kriminal shqiptar nuk kishte njeri tjetër veç Elvis Doci, i njohur si "Visi i Pojës”:

“E identifikoj shumë mirë…E njoh me emrin Visi. E njoh prej vitesh që i vogël. Visi është një negociator shumë i mirë për trafikun e heroines. Më pas në 2013 la heroinën dhe filloi kokainën. Për heroinën nuk kam dëgjuar te kenë folur më, ndërsa për kokainën po. Me ton. Të gjithë e quajnë Visi i Pojës. Poja është Xhevdet Troplini. R. Visi i Pojës është djali i motrës së Xhevdet Troplinit që quhet Poja. Nuk ka Visi tjetër".

“Grupi i Xhevdet Troplinit në vitet e fundit është bërë grupi kriminal më i madh, të paktën në Durrës. Për trafikun e kokainës dhe heroinës e pastaj për vrasjet. Jo vrasjet me pagesë", shprehet Nuredin Dumani. Sipas tij, shtrirja e këtij grupi ishte në shumë vende të Europës. “Në Hamburg thuajse pushtoi të gjithë qytetin pasi edhe unë kisha ndërtuar punën time në Hamburg. E kam fjalën për trafik kokaine. Ata mundën të dominonin tregun me çmimin e ulët të kokainës. Ai nuk përdori forcë, nuk kishte asnjë shans me mua, por dua të them me të tjerët që nuk kam dëgjuar kurrë për të. Nuk kishte nevojë për forcë, se uli çmimin dhe doli në treg”, tregon Dumani. Më tej vrasësi më pagesë shpjegon se vetëm për sigurinë, grupi Troplini paguante 150 mijë euro në muaj.

“Miri (Fatmir Troplini, djali i Xhevdet Troplinit) më tha një herë se vetëm njerëzit që paguheshin për sigurinë e tyre, për lagjen dhe për familjen, paguante 150 mijë euro në muaj”, thekson Dumani më tej në dëshmi.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme