Kronika 26 Maj 2025, 21:11 Nga VNA

“Përplasje mes Troplinëve dhe Dakos”, Klodiana Lala jep detaje të reja për operacionin "URA"

Ndaje në Whatsapp
“Përplasje mes Troplinëve dhe Dakos”, Klodiana Lala jep

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV,  dha detaje të reja për operacionin "URA" të SPAK dhe antimafias Italiane në Durrës.

Lala tha se ky grup është angazhuar fuqishëm për mbështetjen e kandidatëve të listës së hapur dhe ka patur një përplasje mes grupit të Troplinëve dhe Vangjush Dakos, ish-kryetar i bashkisë së Durrësit që ka të bëjë me emrat e listës së hapur dhe pretendimet për listën e kandidatëve për bashkinë e Durrësit në 2027.

Lala tha se përkundër pretendimeve të opozitës pse u ndërhy pas zgjedhjeve të 11 majit, ka patur një dakordësi mes SPAK dhe italianëve, që të ndërhyhej me 21 maj pasi do të vinte një ngarkesë e madhe droge nga Ekuadori.

“Prokuroria e Posaçme iu drejtua gjykatës në mars të këtij sepse bëhej fjalë për 29 urdhër arreste në Shqipëri dhe në Itali. Ka kërkuar kohë më të gjatë gjyqtari për arsyetimin e vendimit sepse bëhej fjalë për 29 urdhër arreste në Shqipëri dhe në Itali. Zyrtarisht Prokuroria e Posaçme e ka patur vendimin të arsyetuar më 5 maj, një javë përpara zgjedhjeve. Opozita ka patur akuza të forta ndaj grupit të Troplinëve për shitblerje votash, apo favorizim kandidatësh. Edhe unë kam dyshime të forta se ky grup është angazhuar fuqishëm për mbështetjen e kandidatëve të listës së hapur, por pa prova.

Gjithashtu ka një përplasje mes grupit të Troplinëve dhe Vangjush Dakos, ish-kryetar i bashkisë së Durrësit që ka të bëjë me emrat e listës së hapur dhe pretendimet për listën e kandidatëve për bashkinë e Durrësit në 2027.

Më 5 maj ka patur vendim SPAK dhe më 7 maj është bërë një takim mes palës shqiptare dhe antimafias italiane dhe është vendosur që ndërhyrja të jetë më 21 maj, pra në dakordësi mes dy vendeve. Kjo është edhe kronologjia e kësaj ngjarjeje.

Është goditur një prej grupeve që i kishte mbijetuar shumë aksioneve të SPAK. Në 2024 SPAK sekuestroi 3 milionë euro. E dyta ka të bëjë me transfertat e parave. Janë 13 episode që kanë ardhur para nga organizata e njohura mafioze në Itali nga shitja e drogës atje dhe mënyra se si silleshin në Shqipëri. Një grup i strukturuar kriminal që punonte me shoferë të besuar me miliona euro që silleshin dhe një autobus mund të vinte nga veriu i Italisë me vetëm 10 pasagjerë sepse fitimet dihet se si ishin për shkak të milionave që silleshin duke u futur në vende të posaçme.

Ka patur një mbledhje në video call në datën 7 maj dhe është vendosur që ndërhyrja të jetë me datën 21 maj për shkak të një ngarkese të mundshme droge që pretendohej të vinte nga Ekuadori dhe ishin duke ndjekur sasinë e drogës” – tha Lala.

 

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme