Kronika 27 May 2025, 14:59 Nga VNA

Ilir Meta nga burgu: Mezi po pres të jem në sallën e gjyqit, do të fitoj sërish

Ndaje në Whatsapp
Ilir Meta nga burgu: Mezi po pres të jem në sallën e gjyqit, do

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas vendimit të SPAK që e ka marrë të pandehur. Në një komunikim të drejtpërdrejtë me gazetarët përmes avokatit të tij, Meta u shpreh se mezi pret të përballet në sallën e gjyqit.

“Mezi po pres të jem në sallën e gjyqit, ku do të jeni edhe ju, gazetarët ndërkombëtarë, për të parë faktet dhe provat për këtë organizatë që i shërben Ramës,” tha Meta, duke shtuar se “nuk do të ketë kurrë kërkesë nga Ilir Meta për mbylljen e procedurës”.

Ai theksoi se ky do të jetë një proces që do të fitohet, ashtu siç ka fituar të gjitha proceset hetimore më parë. Meta u shpreh gjithashtu se askush nuk është paraqitur për ta shoqëruar në Prokurori dhe se avokati i tij po humb kohë kot.

“Mezi po pres të shkoj, që t’i uroj për 83 mandatet që i dhanë me taksforcën e tyre kundër opozitës dhe po ashtu edhe për mosveprimin kundër ‘terroristëve elektoralë’, Edi Ramës,” tha Meta, duke akuzuar ata për përfshirje në krime elektorale dhe lidhje me inceneratorët.

Meta e cilësoi vendimin si produkt i një votimi antikushtetues me 69 vota të prokurorit të përgjithshëm dhe rikujtoi se nuk do të kërkojë mbylljen e procedurës, duke paralajmëruar fitore në procesin gjyqësor.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme