Lifestyle 6 September 2026, 07:51 Nga VNA

Zbuluan Uranusin nga shtëpia, historia e motër-vëllait që ndryshuan astronominë

Ndaje në Whatsapp
Zbuluan Uranusin nga shtëpia, historia e motër-vëllait që

Një tavolinë ngrënieje, një teleskop dhe një planet i ri, ekspozita rikthen historinë e jashtëzakonshme të William dhe Caroline Herschel

Sot është muze, por në fund të shekullit XVIII ishte një shtëpi e zakonshme gjeorgjiane në Bath. Pikërisht aty, mes dhomave të banimit, kopshtit dhe bisedave rreth tavolinës së ngrënies, William dhe Caroline Herschel bënë zbulime që ndryshuan historinë e astronomisë.

Historia e motër-vëllait është rikthyer në vëmendje përmes ekspozitës së re “The As-Yet Unseen”, të artistes irlandeze Grace Weir, në Herschel Museum of Astronomy. 

William Herschel ishte muzikant përpara se astronomia të bëhej pasioni që do ta bënte të famshëm. Në vitin 1781, nga kopshti i shtëpisë së tij në Bath, ai vëzhgoi një objekt që fillimisht mendoi se mund të ishte kometë. Më vonë u konfirmua se bëhej fjalë për një planet të ri: Uranusin.

Ishte zbulimi i parë i një planeti të panjohur që nga antikiteti.

Por ekspozita kërkon të nxjerrë nga hija veçanërisht Caroline Herschel. Ajo mbërriti në Angli për të jetuar me të vëllanë dhe për një periudhë u kujdes për shtëpinë dhe e ndihmoi atë në punë. Gradualisht, megjithatë, Caroline u bë vetë astronome. 

Ajo zbuloi tetë kometa dhe u bë gruaja e parë në Angli që paguhej profesionalisht për punën në astronomi. Kontributi i saj sot konsiderohet shumë më i rëndësishëm sesa roli i “asistentes” me të cilin është përshkruar shpesh në të kaluarën. 

Grace Weir është përqendruar pikërisht te lidhja mes zbulimeve madhështore dhe jetës së zakonshme brenda shtëpisë.

Një prej instalacioneve më interesante frymëzohet nga vizatimi që William realizoi në vitin 1785 për të përshkruar formën e Rrugës së Qumështit. Artistja e ka riprodhuar atë përmes qëndisjes mbi një mbulesë të vjetër prej liri, të vendosur mbi tavolinën e ngrënies së familjes. 

Mesazhi është se shkenca nuk zhvillohej në një laborator steril. William dhe Caroline mund të diskutonin për yjet dhe zbulimet pikërisht në të njëjtën tavolinë ku hanin darkën.

Ekspozita përfshin edhe instalacione të tjera që lidhen me Uranusin dhe kërkimin e Caroline për kometat, duke bashkuar astronominë e shekullit XVIII me artin bashkëkohor.

Shtëpia ku dikur një vëlla dhe një motër shikonin qiellin nga kopshti tani u kujton vizitorëve se disa nga zbulimet më të mëdha shkencore mund të nisin në vende krejt të zakonshme.

Video

Ushtria në Nepal arriti të nxirrte të gjallë një punëtor kinez, i cili mbijetoi dhjetë ditë brenda një tuneli të përmbytur. Kjo dalje nga nëntoka vjen mes një fatkeqësie të madhe natyrore, ku uji dhe balta kanë marrë jetën e mbi një mijë njerëzve. Mbijetuesi doli pa dëmtime të rënda nga vendngjarja, ndërsa qindra të tjerë mbeten ende të bllokuar nëpër galeri. Ndërkohë që ekipet e shpëtimit lëvizin me helikopterë, familjarët e të zhdukurve presin lajme te dyert e ushtrisë me fotografi në duar. Shumë prej tyre tregojnë se kanë dëgjuar zërat e të afërmve që kërkonin ndihmë nga brenda nëntokës përpara se të humbisnin lidhjet.

Ermal Beqiri fiton tender nga qelia në Francë, Jonaid Myzyri e “qeras” me paratë e AKSHI-t.

Loja e ekzekutivit me vakumin ligjor: Si po tenton Toni Gogu të mbulojë nismën me rritje page 0.02% për gjyqtarë e prokurorë.

Një përplasje vdekjeprurëse ka ndodhur gjatë shfaqjes ajrore "Athens Flying Week", ku një avion ushtarak F-4 Phantom u rrëzua në Tanagra. Të dy pilotët e mjetit humbën jetën në vend, pasi nuk patën as kohën për të shtypur butonin e daljes emergjente. Pamjet e këtij festimi ajror u kthyen shpejt në zjarr e tym. Aksidenti i rëndë e detyroi ministrin e Mbrojtjes të lërë mënjanë fjalimet e panairit e të niset me vrap drejt Athinës. Hetuesit kanë nisur të gërmojnë nëpër mbetjet e djegura për të kuptuar pse mjeti ushtarak ra papritur nga qielli. Kështu, ajo që duhej të ishte një shfaqje madhështore fuqie përfundoi në një ditë të zezë zie për ushtrinë fqinje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme