Kronika 16 July 2024, 10:42 Nga VNA

Zbërthimi i Sky ecc/ Dërgohet në arrest shtëpie Erzen Breçani

Ndaje në Whatsapp
Zbërthimi i Sky ecc/ Dërgohet në arrest shtëpie Erzen
Gjykata e Apelit te Posaçëm zbut masën e sigurisë për ish zyrtarin e lartë të policisë Erzen Brecani. Nga arrest me burg Breçani dërgohet në arrest shtëpie. Brecani u arrestua pas zbërthimit të sky ecc. Ai dyshohet se mori para nga i biri I cili është në kërkim për trafik kokaine dhe grup kriminal. Njoftimi

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 16.07.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 158 akti, datë 12.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim E.B., me objekt: Ankim ndaj vendimit nr. 76, datë 30.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 76, datë 30.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në këtë mënyrë:

- Pranimin e kërkesës; zëvendësimin e masës së sigurimit Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të caktuar ndaj personit nën hetim E.B., me vendimin nr. 124., datë 17.11.2023 Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me vendimin nr. 128, datë 23.11.2023, të kësaj gjykate dhe miratuar me vendimin nr. 87-2024-4 (1), datë 04.01.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i këtij kodi.

- Urdhërohet lirimi i personit nën hetim E.B., nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër.

- Urdhërohet personi nën hetim E.B., që të mos largohet nga banesa e tij e cila ndodhet në adresën ***, si dhe që të mos komunikojë me persona të tjerë, me përjashtim të atyre të cilët jetojnë në të njëjtën banesë.

- Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe shërbimet e policisë gjyqësore përkatëse për zbatimin e këtij vendimi.

- Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme