Kronika 17 June 2025, 14:57 Nga VNA

Vrasja e mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani në Elbasan në zgjedhjet e 2021, Arbër Paplekaj kërkon liri me kusht

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani në Elbasan në zgjedhjet

Arbër Paplekaj, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill 2021, katër ditë përpara zgjedhjeve parlamentare, kërkon liri me kusht në gjykatën e Durrësit. Lajmi konfirmohet nga burime pranë gjykatës, të cilat thanë se janë zhvilluar shtatë seanca. Burimet thanë se seanca e së martës u shty, pasi Paplekaj nuk ishte shoqëruar nga forcat e policisë së burgut. Kërkesa e Paplekajt po shqyrtohet nga gjyqtari Rexhep Bekteshi, ndërsa ai, përmes avokatit, ka renditur një sërë argumentesh mbi të cilat kërkon lirimin me kusht. Arbër Paplekaj u dënua nga Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm me 7 vite burgim për akuzën “vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”. Më herët, gjykata e Elbasanit e kishte dënuar me 22 vite burgim për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”. Ngjarja ndodhi më 21 prill 2021, kur grupi i mbështetësve të opozitës në Elbasan bllokoi një automjet pa targa, që drejtohej nga Mehmet Greca, i njohur me nofkën Met Dafllaku. Sipas tyre, personi i skeduar për trafik droge në Britaninë e Madhe, po vepronte për të blerë vota në favor të PS-së. Arjan Hoxha, që drejtonte atë që e konsideronin si strukturën e mbrojtjes së votave në PD, njoftoi policinë duke kërkuar ndërhyrjen e saj për ndalimin e Grecës, që e akuzonin për përfshirje në aktivitetin e shitblerjes së votës. Në vendngjarje, në ndihmë të Mehmet Grecës mbërriti Pjerin Xhuvani dhe disa persona të tjerë, të skeduar për krime të ndryshme, dhe u përplas me mbështetësit e PD-së. Në vendngjarje u përdorën tre pistoleta, me njërën prej të cilave qëlloi Paplekaj, duke lënë të vrarë Pjerin Xhuvanin, ish mjek psikiatër, dhe duke plagosur oficeren e policisë, Xhensila Sota. Vrasja ndodhi në praninë e dy zv.drejtorëve të policisë së Elbasanit dhe pjesëtarëve të grupit të gatshëm.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme