Kronika 23 June 2024, 10:11 Nga VNA

Vodhi turistët gjermanë, arrestohet 18-vjeçari

Ndaje në Whatsapp

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se në automjetin e dy turistëve të huaj, të parkuar në ?plazhin “Lapardha”, Lukovë, ishin vjedhur një shumë parash dhe sende personale, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Falë veprimeve të shpejta profesionale hetimore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Storm 22”, u bë e mundur identifikimi i autorëve.

Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:

– F. Q., 18 vjeç, banues në Lukovë.

Ndërsa për autorin tjetër, 13-vjeçarin, nisi procedimi në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme