Kronika 22 June 2024, 15:24 Nga VNA

Masakra e Fushë Krujës/ Prokuroria i kërkon informacion sërish Sllovenisë për pronarët e makinës që vëzhgonin Brilant Martinajn

Ndaje në Whatsapp
Masakra e Fushë Krujës/ Prokuroria i kërkon informacion

Prokuroria e Tiranës pritet ti drejtohet me letërporosi të dytë Sllovenisë për të marrë informacion në lidhje me pronarët e një automjeti që u përdor për të vëzhguar Brilant Martinajn dhe dy miqtë e tij Dikler Vata dhe Besmir Hoxha, para se të ekzekutoheshin te mbikalimi i Fushë Krujës më 17 korrik 2022.

Burime bëjnë me dije se pas marrjes së përgjigjes së letërporosisë së mëparshme të dërguar në këtë shtet, por edhe të një tjetre në Kosovë, është parë e nevojshme, qetë kërkohen të dhëna shtese në Slloveni që kanë të bëjnë pikërisht me automjetin tip Volkswagen Polo, e cila është fiksuar nga kamerat e sigurisë dhe personat brenda këtij automjeti dyshohet të kenë ndihmuar me informacion skuadrën e vrasësve, për lëvizjet e shënjestrave.

Automjeti, është gjetur i djegur më pas dhe janë gjetur disa të dhëna që e lidhin me Slloveninë. Në Kosovë për të njëjtin automjet është tentuar marrja e dëshmisë së një personi që e ka pasur përkohësisht në pronësi, por ai nuk ka qenë bashkëpunues me autoritetet. Identifikimi I pronarëve dhe mënyrës sesi makina ka hyrë në Shqipëri mund të hapë një pistë të mirë për hetuesit, për të rënë në gjurmët e autorëve të dyshuar të masakrës.

Brilant Martinaj u qëllua për vdekje bashkë me dy miqtë tek mbikalimi I Fushës Krujës. Pas masakrës u zhduk pa gjurmë kushëriri I tij, Ervis Martinaj, i njohur si mbreti i kumarit. Të dyja ngjarjet por edhe atentate të tjera ku viktima kanë qenë njerëzit e Ervis Martinajn, janë pa autorë. Motivi I ngjarjeve është larja e hesapeve mes grupeve kriminale që u përplasën për lojërat e fatit.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme