Kronika 21 Qershor 2024, 13:44 Nga VNA

"E dhunuan dhe e qëlluan me armë", vrasja e Xhuvanit/ Gjyqi për Paplekajn

Ndaje në Whatsapp
"E dhunuan dhe e qëlluan me armë", vrasja e Xhuvanit/ Gjyqi

Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasje e Pjerin Xhuvanit, në Elbasan 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, përmes avokatit të tij, deklaroi në gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm se reagoi duke qëlluar me armë, kur përpara tij pa dy persona të armatosur dhe një prej miqve të tij, të plagosur.

“Arbër Paplekaj në asnjë moment, nuk ka reaguar me dhunë. Nga pamjet filmike, ai shihet që përpiqet të largohet. Në momentin kur përballë tij ka parë dy persona që kishin armë në duar ai ka reaguar”, deklaroi avokati.

“Nga ekspertimi i teshave të viktimës Pjerin Xhuvani rezulton se ka faktorë plotesues të qitjes me armë zjarri. Për shkak të distancës është e qartë se këto faktorë nuk janë të armës së Arbër Paplekajt. Cka do të thotë që në një distancë më afër se një metër Pjerin Xhuvani ka pasur dikë që ka qëlluar me armë. Në vendngjarje është qëlluar drejt Arbër Paplekajt para se ai të qëllonte. Ai ka vepruar, në mënyrë instiktive në mbrojtje të jetës së tij dhe atyre që kishte pranë”, deklaroi avokati Mirash Martini.

Arbër Paplekaj është dënuar me 22 vite burgim nga gjykata e Elbasanit për akuzën e vrasjes së mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani.

Ai e kundërshton dënimin, pasi pretendon se qëlloi me armë për vetëmbrojtje. Më kërkesë të avokatëve, gjykata urdhëroi kryerjen e një akti të ri ekspertimi, që u realizua nga 3 ekspertë.

Në shkallën e parë janë dënuar edhe dy ish-zv.drejtorët e policisë së Elbasanit dhe tetë efektive të repartit Shqiponja, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi ndodheshin në vendngjarje dhe nuk reaguan për ta parandaluar atë.

Prokurori Gent Xholi tha se rihapja e shqyrtimit gjyqësor nuk solli asnjë të re.

“Është e vërtet që ngjarja ka ndodhur në pak sekonda, por unë shikoj provat. Dhe Paplekaj ka qëlluar 7 herë në drejtim të një personi dhe në trupin e viktimës janë gjetur disa plumba, ndërkohë që në drejtim të tij nuk ka pasur të shtëna me armë”, deklaroi prokurori.

Pasi dëgjoi argumentat e palëve, gjykata e mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe më datë 1 korrik pritet të shpallë vendimin për të pandehurit.

Vrasja e Pjerin Xhuvanit ndodhi kur në një nga rrugët kryesore të Elbasanit u përplasën grupet e militantëve të Partisë Socialiste e Partisë Demokratike, në kohën që këta të fundit kishin ndaluar automjetin e Mehmet Grecës, i njohur si Met Dafllaku, pasi dyshonin se po blinte vota në favor të maxhorancës.

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme