Kronika 22 Qershor 2024, 10:15 Nga VNA

Kushtetuesja zhvilloi 3 orë seancë gjyqësore për mandatin e Olta Xhaçkës, ja afati që i vuri Kuvendit

Ndaje në Whatsapp
Kushtetuesja zhvilloi 3 orë seancë gjyqësore për mandatin e

Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese shqyrtoi padinë e grupit të deputetëve të opozitës, që kërkuan përfundimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

PD në kërkesën e tyre kërkojnë që të shpallet antikushtetuese vendimmarrja e Kuvendit më 11 prill, që nuk çoi në gjykatë mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Mbrojtja e ish-ministres, përfaqësuesit ligjor të Kuvendit si dhe opozita dhanë argumentet dhe kundërargumentet rreth interpretimit të mandatit të saj, ku data 25 qershor u caktua si dita e konkluzioneve.

Ndërkoh Kushtetuesja i lë kohë deri të hënën Kuvendit të sjellë provat mbi të cilat krijoi bindjen që zbatoi vendimin e gjykatës, ndërsa seanca e radhës është lënë të martën 25 qershor ora 12. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë seancës së djeshme sqaroi arsyet se pse vendosën që këtë çështje ta risjellin sërish teksa deklaroi se Kuvendi me moszbatimin e vendimit të parë, sfidoi Gjykatën Kushtetuese.

Këto qëndrime u kundërshtuan nga avokati i Xhaçkës dhe përfaqësuesja e Kuvendit, të cilët evidentuan se Kuvendi ka marrë një vendim legjitim, duke respektuar edhe vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese. Më datën 24 prill të këtij viti, një grup prej 44 deputetësh të Kuvendit iu drejtuan gjykatës për të kundërshtuar vendimin për “Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese” dhe deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të këtij vendimi.

Gjithashtu, kërkohet zgjidhja e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt. Më 11 prill po të këtij viti, mazhoranca socialiste votoi kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, ndërsa më 14 maj Kolegji i Gjykatës vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.

Kujtojmë se mazhoranca mbajti për më shumë se një vit në sirtar vendimin për deputeten. Xhaçka mbante detyrën e ministres së Jashtme në kohën kur Komiteti i Vendimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi. Xhaçka këmbëngul se nuk është në konflikt interesi dhe se nuk kishte përfituar asnjë centimetër tokë shtetërore dhe asnjë lloj përfitimi tjetër publik. Kushtetuta parashikon që asnjë deputet nuk mund të përfitojë të mira publike dhe se ai humbet mandatin në momentin që Gjykata Kushtetuese del në këtë përfundim. Pas vendimit të Parlamentit, opozita e çoi sërish në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Xhaçkës.

 

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme