Kronika 23 June 2024, 09:58 Nga VNA

Zgjedhjet në Britaninë e Madhe, mediat vendase: Bandat kriminale shqiptare po përdoren për efekt elektoral

Ndaje në Whatsapp

Në Mbretërinë e Bashkuar mbahen zgjedhjet e parakohshme më 4 korrik, teksa mediat angleze kanë rikthyer në vëmendje grupet kriminale që operojnë atje. Në një artikull të publikuar nga GBN shtrohet pyetja se përse asnjë departament i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, më së paku Ministria e Brendshme apo Policia, nuk janë në gjendje të ndalojnë rritjen e bandave të egra kriminale që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria dhe gjykatat e emigracionit në mënyrë rutinore përkrahin krerët e bandave dhe anëtarët e bandave shqiptare, duke i lejuar ata të jetojnë përgjithmonë në Britani.

Në artikull thuhet se sot kontigjenti më i madh i shtetasve të huaj në burgjet e Britanisë së Madhe janë shqiptarë, në total 1475. Të burgosurit britanikë pretendojnë se shumë sektorët në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar tani kontrollohen nga grupe shumë të disiplinuara të banditëve shqiptarë, të cilët vetë duhet t’u binden urdhrave të kryekomandantëve të bandave. Njëra prej tyre, banda e quajtur "Hellbanianz" me anëtarë që shpesh shfaqin shfrytëzimet e tyre kriminale në mediat sociale.

 

 

Artikulli vijon duke shkruar se edhe më keq, gjykatat e azilit në Mbretërinë e Bashkuar dhanë pëlqimin midis viteve 2021-2022 për më shumë se gjysmën e të gjithë kërkuesve shqiptarë, edhe pse Shqipëria është një vend krejtësisht i sigurt sipas standardeve ndërkombëtare. Në janar, thuhet në artikul, dy shqiptarë të botës së krimit Gjelosh Kolicaj dhe Resul Rahova u burgosën për pastrim parash dhe trafik droge, por gjyqtarët i lejuan ata të shmangnin dëbimin pasi kjo do të ‘shkelte të drejtat e tyre të njeriut’, sipas nenit 8 të Konventës Evropiane mbi Të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).

Dyshja organizuan grupe korrierësh udhëtuan 80 herë nga Britania e Madhe në dy vjet drejt Shqipërisë, duke marrë me vete para në valixhe prej më shumë se 100,000 £, ose gjithsej 8 milionë £, të sekretuara në Shqipëri. Sipas GBN, pas 14 vitesh në pushtet, qeveria konservatore ka dështuar në mënyrë të veçantë për të mbrojtur britanikët nga këta "të fortë", dhe duket shumë e pamundur që ndonjë qeveri e ardhshme laburiste pas 4 korrikut të ndërmarrë veprime të rrepta.

Artikuli shton se është interesante se bandat irlandeze të dikurshme dominonin mashtrimet në ankandet e makinave të përdorura, në hedhjen masive të mbeturinave dhe në ngritjen e vendeve të karvanëve në zonat rurale dhe më pas kërkonin para nga vendasit për t’i larguar. Përveç kësaj, ishin vietnamezët ata që dikur kontrollonin shumicën e furnizimit me drogë në MB.

Artikulli thotë se kjo nuk ndodh më pasi në të dyja rastet, kriminelët më të dhunshëm dhe të pamëshirshëm nga Shqipëria kanë lënë mënjanë të gjitha bandat e tjera, jo më pak për shkak se shqiptarët janë të armatosur dhe nuk do të hezitojnë t’i përdorin ato ndaj atyre që u pengojnë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme