Bota 22 Mars 2025, 16:59 Nga VNA

VOA padit mbikëqyrësin USAGM me qëllim që të rinisë punën pas urdhrit të Trumpit

Ndaje në Whatsapp
VOA padit mbikëqyrësin USAGM me qëllim që të

 

Një grup që përfshin gjashtë gazetarë të Zërit të Amerikës (VOA) kanë dorëzuar një padi kundër administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, dhe zyrtarëve të tjerë, duke i akuzuar ata se  kanë mbyllur  median. Padia, që u dorëzua më 21 mars në Nju Jork, akuzon administratën Trump se ka ndërmarrë një qasje të ashpër ndaj Agjencisë së SHBA-së për Media Globale përmes një urdhri ekzekutiv të nënshkruar një javë më parë.

Shumë vëzhgues të mediave dhe analistë kanë thënë se vendimi për të ndërprerë operacionet e VOA dhe transmetuesve të tjerë të financuar nga shteti do të trimërojnë autoritarët në mbarë botën, duke humbur “një linjë kritike” të informacionit për popullsitë e tyre.

“Ajo çfarë po ndodh me gazetarët e VOA-s nuk është vetëm frikësim i fjalës së lirë, që burgon nga Neni i Parë i Kushtetutës amerikane; është mbyllja e gazetarisë nga qeveria, një kufizim që e shuan përmbajtjen para se të krijohet”, u tha në padi.

Ushtruesi i detyrës të drejtorit të USAGM-it, Victor Morales, dhe këshilltarja e posaçme, Kari Lake, janë pjesë e padisë, që thotë se lëvizjet e administratës Trump për të mbyllur USAGM-in shkelin të drejtat e punëtorëve të VOA që burojnë nga Neni i Parë i Kushtetutës.

Padia po ashtu i kërkon gjykatës që të rikthejë grantin e USAGM-it për mediat që financohen përmes atij granti, përfshirë Radio Evropa e Lirë, Radio Azia e Lirë dhe Rrjeti i Transmetuesit për Lindje të Mesme. Granti i këtyre mediave u ndërpre në ditën e njëjtë që VOA u mbyll.

“Pala që është paditur ka shkelur të gjitha këto ligje duke mbyllur USAGM-in dhe duke ndërprerë plotësisht aktivitetin e mbledhjes dhe shpërndarjes së lajmeve dhe opinioneve përmes VOA dhe shërbimit të saj simotër, Radio Televizioni Marti, por edhe mediat e tjera partnere si Radio Evropa e Lirë dhe Rrjeti i Transmetuesit për Lindje të Mesme. Këto veprime janë jokushtetuese dhe të paligjshme dhe ato duhet të ndalen menjëherë”, u tha në padi.

Përveç gjashtë gazetarëve të Zërit të Amerikës, pjesëmarrës në padi janëedhe Federata Amerikane e Punëtorëve Qeveritarë, Federata Amerikane e Punonjësve të Shtetit, Qarkut dhe Komunave, The NewsGuild-CWA, Shoqata Amerikane e Shërbimit të Jashtëm dhe Reporterët pa Kufij.

David Seide, këshilltar i lartë në Projektin e Llogaridhënies Qeveritare, një organizatë jopartiake për mbrojtjen e të drejtave civile dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, që po përfaqëson gazetarët e VOA-s në këtë çështje, e quajti veprimin e administratës amerikane “një tjetër sulm tragjik ndaj demokracisë”.

“Për më shumë se tetë dekada, VOA dhe organizatat e tjera simotra kanë qenë të shquara, që dëshmohet edhe nga mbi 400 milionë shikues, dëgjues dhe lexues që kanë pasur çdo ditë”, tha ai. “Ky reputacion tani është shkatërruar. Padia jonë synon që të ndalë këtë shkatërrim”.

Kari Lake, një mbështetëse e zëshme e Trumpit, nuk u përgjigj menjëherë për këtë lajm, por rreth kohës kur doli lajmi për padinë, ajo shkroi në X se kur The Washington Post, The New York Times, NPR, CBS, dhe 60 Minutes i kërkuan intervista gjatë kësaj jave, po ajo kishte refuzuar.

“Unë nuk jam intervista për ‘media’ të diskutueshme”, shkroi ajo.

Shumë republikanë, përfshirë Trump dhe Lake, kanë pretenduar se VOA dhe transmetuesit e tjerë janë të infektuar nga propaganda e krahut të majtë, një akuzë që drejtuesit e këtyre transmetuesve thonë se nuk mbështetet në fakte.

Më 18 mars, Radio Evropa e Lirë ngriti padi ndaj USAGM, Lake dhe Morales, për të bllokuar përpjekjet e tyre për të ndërprerë grantin federal për REL-in, që i ofron kësaj media fonde për të operuar.

Padia argumenton se mohimi i fondeve të miratuara nga Kongresi për REL-in shkel ligjet federale dhe Kushtetutën e SHBA-së, e cila i jep Kongresit autoritetin ekskluziv mbi shpenzimet federale.

Padia është dorëzuar në gjykatën e qarkut të Kolombias.

“Nuk është koha për t’i dhënë terren propagandës dhe censurës së kundërshtarëve të Amerikës”, tha presidenti i REL-it, Stephen Capus.

“Ne besojmë se ligji është në anën tonë dhe festa për shkatërrimin tonë nga despotët nëpër botë është e parakohshme”, shtoi ai./REL

Video

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një person është gjetur i djegur plotësisht në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të këtij pallati. Rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta. Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është bërë pasi banorët e pallatit kanë sinjalizuar praninë e erës së djegies dhe tymit. Zjarrfikësit kanë hapur me forcë qepenin e ambientit, ku kanë gjetur një person te moshuar mashkull pa shenja jete.

Rama e ngre per vajzat dhe gratë e PS...

Aksident në afërsi të zonës së leshpunueses në Korçë. Mësohet se një mjet është përplasur me një motor. Drejtuesi i motorit është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet policia që po bën zbardhjen e rrethanave.

Një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të Prizrenit ka shkaktuar vdekjen e një fëmije rreth 1 vjeç. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe po trajtohen në spital, në gjendje të qëndrueshme dhe nën monitorim. Sipas mjekëve, fëmija që humbi jetën u dërgua në emergjencë pa shenja jete, ndërsa tre të tjerët kishin intoksikim nga tymi. Policia njoftoi se zjarri është lokalizuar dhe se hetimet janë në zhvillim; dyshimet fillestare janë se shkaku mund të ketë qenë energjia elektrike. Dëshmitarët thanë se zjarri përfshiu shpejt një shtëpi të vjetër prej druri. Fqinjët arritën të nxjerrin tre fëmijë, por nuk patën mundësi të shpëtonin të katërtin për shkak të flakëve të forta. Zjarrfikësit dhe policia reaguan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme