Bota 19 March 2025, 16:51 Nga VNA

Analizë/ Zëri i Amerikës, Radio Europa Lirë dhe Radio Azia pa financim amerikan. Po tani?

Ndaje në Whatsapp
Analizë/ Zëri i Amerikës, Radio Europa Lirë dhe Radio Azia

Zëri i Amerikës, Radio Evropa e Lirë, Radio Azia e Lirë: Këto media janë një zë qendror, i pacensuruar për qytetarët në shumë shteteve autokratike. Presidenti i SHBA-së tani u ka prerë paratë me dekret - analiza e DW:

Donald Trump u ka ofruar armiqve të Amerikës një "dhuratë masive" - ​​kështu e sheh Stephen Capus, drejtuesi i stacionit Radio Evropa e Lirë / Radio Liberty (RFI/RL) vendimin e fundit nga Shtëpia e Bardhë. "Ajatollahët iranianë, udhëheqësit komunistë kinezë, autokratët në Moskë dhe Minsk do të festonin shuarjen e Radios Evropa e Lirë pas 75 vjetësh. Dorëzimi i një fitoreje tek kundërshtarët tanë do t'i bënte ata më të fortë dhe Amerikën më të dobët."

Përveç urdhrit ekzekutiv, Shtëpia e Bardhë lëshoi ​​një deklaratë me një titull që satirizonte emrin e Zërit të Amerikës: "Zëri i Amerikës Radikale". Më tej thuhej, se urdhri siguron që "tatimpaguesit nuk duhet të paguajnë më për propagandën radikale". Në një grumbullim linqesh thuhej se përfshiheshin provat e pretenduara për kritikat. Formulimi të kujton një postim të këshilltarit të Trump për uljen e burokracisë dhe efikasitetit, Elon Musk:  Në shkurt, ai i quajti Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë si "radikalë të majtë që flasin me veten e tyre duke djegur një miliard të taksapaguesve amerikanë".

Maren Pfalzgraf nga Reporterët pa Kufij tregon për Kari Lake, drejtuesen de-facto të USAGM nën Trump. "Ajo postoi në Twitter se donte të përhapte arritjet e Amerikës.  Kjo të le të kuptosh që ajo dëshiron të ushtrojë ndikim editorial dhe të përhapë perspektivat e saj në botë, pra ato të administratës Trump," thotë Pfalzgraf.

Shkaku për deklaratën e zymtë ishte një urdhër ekzekutiv nga Shtëpia e Bardhë i datës 14 mars. Nën titullin "Vazhdim i Reduktimit të Burokracisë Federale", tetë autoritete udhëzohet të reduktojnë aktivitetet dhe stafin e tyre në nivel minimal. Mes tyre Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Median Globale (USAGM), përgjegjëse për transmetuesit e huaj të financuar nga qeveria. Ajo drejton ndër të tjera stacionin e Zërit të Amerikës (VOA) dhe financon zyrtarisht stacione të pavarura si RFI/RL dhe Radio Free Asia. Të gjithë tani janë të kërcënuar me mbyllje. Zëri i Amerikës është pjesë e unionit ndërkombëtar të shërbimit publik DG8, anëtare e së cilës është edhe Deutsche Welle. Drejtori i DW, Peter Limbourg kritikoi në një konferencë shtypi të thirru shpejt online, se administrata Trump kishte dobësuar me këtë hap lirinë dhe kishte forcuar autokracinë. "Përvoja e deritanishme e kolegëve tanë në Evropë është: Sapo të krijohet një vakum, kinezët dhe rusët do të hyjnë atje, dhe kjo është për të ardhur keq. Kjo është arsyeja pse unë besoj se Europa me të vërtetë duhet të bëjë diçka urgjentisht tani."

Të paktën në rastin e Radios Evropa e Lirë me bazë në Pragë, kjo madje mund të ndodhë: Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky ka thënë se do të angazhohet brenda Bashkimit Evropian për të mbështetur buxhetin e transmetuesit në të ardhmen.

DW

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme