Rajoni 26 October 2024, 08:40 Nga VNA

Ursula von der Leyen sot në Kosovë, takime me Osmanin dhe Kurtin

Ndaje në Whatsapp
Ursula von der Leyen sot në Kosovë, takime me Osmanin dhe Kurtin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë sot Kosovën si pjesë e turit të saj në Ballkanin Perëndimor. Ajo do të ketë takime me liderët e shtetit, Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Takimi me Presidenten Osmani është planifikuar për në orën 09:45, pas të cilit do të zhvillohet një konferencë për media. Ndërkohë, takimi me Kryeministrin Kurti do të mbahet në orën 11:15.

Më herët, Von der Leyen ka vizituar Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Sarajevën. Ajo do ta përfundojë vizitën në rajon me një takim me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë.

Gjatë vizitës në Tiranë, ajo theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet një prioritet për të në mandatin e saj të dytë si kryetare e Komisionit. "Zgjerimi është një përparësi e lartë për mandatin tim të ardhshëm. Kjo është pjesë e planit tonë për rritje në Ballkanin Perëndimor, një temë që e diskutuam edhe në Berlin. Ne hapim dyert tona të tregut të përbashkët për partnerët e Ballkanit Perëndimor," deklaroi von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë sot Kosovën si pjesë e turit të saj në Ballkanin Perëndimor. Ajo do të ketë takime me liderët e shtetit, Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Takimi me Presidenten Osmani është planifikuar për në orën 09:45, pas të cilit do të zhvillohet një konferencë për media. Ndërkohë, takimi me Kryeministrin Kurti do të mbahet në orën 11:15.

Më herët, von der Leyen ka vizituar Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Sarajevën. Ajo do ta përfundojë vizitën në rajon me një takim me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë.

Gjatë vizitës në Tiranë, ajo theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet një prioritet për të në mandatin e saj të dytë si kryetare e Komisionit. "Zgjerimi është një përparësi e lartë për mandatin tim të ardhshëm. Kjo është pjesë e planit tonë për rritje në Ballkanin Perëndimor, një temë që e diskutuam edhe në Berlin. Ne hapim dyert tona të tregut të përbashkët për partnerët e Ballkanit Perëndimor," deklaroi von der Leyen.

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme