Kronika 17 September 2024, 19:34 Nga VNA

U aksidentua bashkë me fëmijët, reagon biznesmeni Kristjan Boçi: Kam humbur syrin e majtë

Ndaje në Whatsapp
U aksidentua bashkë me fëmijët, reagon biznesmeni Kristjan

Biznesmeni i njohur shqiptar, Kristian Boçi, ka reguar për herë të parë pas aksidentit të rëndë para disa ditësh në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram, Boçi ka bërë me dije se fëmijët e tij kanë shpëtuar pa lëndime të rënda dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka pësuar dëmtime të rënda ka qenë vetë biznesmeni, i cili tha se ka humbur shikimin në syrin e majtë.

“Faleminderit për të gjitha urimet. Zotit i qofsha falë, vërtet kam humbur shikimin në të majtin, por  gjithmonë është shpresa se do të më rikthehet. Falenderoj zotin që më ka ruajtur dy fëmijët dhe ata janë mirë. Faleminderit për çdo mesazh, e kam të pamundur t’ju kthej. Si shëndeti nuk ka, të shtjerat shkojnë e vijnë. Faleminderit mjekëve dhe gjithë juve”, shprehet ai.

Boçi ka humbur kontrollin e automjetit, duke goditur barrierat anësore të rrugës dhe përfunduar në një kanal. Siç e ka konfirmuar dhe vetë ai, në momentin e aksidentit Boçi ka qenë në makinën  tip ‘Benz’, së bashku me dy fëmijët e tij të mitur.

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranë para disa muajsh ka sekuestruar 50 milionë euro pasuri të biznesmenit Kristian Boçi, të dënuarit për trafik droge Elmal Abule, si edhe 5 personave të tjerë që dyshohet se pastronin paratë në kompani të krijuara në vendin tonë.

Mes pasurive të sekuestruara janë 14 shoqëri tregtare, pasi institucioni i drejtësisë ka dyshime se janë pastruar paratë e drogës.

Sekuestro u janë vendosur kompanive ‘Hec Zall Xhuxhë’ dhe ‘MAK-08’, si edhe të firmave të Vladimir Avramit.

Sipas organit hetues, kompanitë ishin në pronësi të familjarëve të Kristian Boçit. Ndërkohë Elmal Abule rezulton se ka kryer dënimin për drogë në Belgjikë në kuadër të një grupi kriminal.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme