Kronika 17 September 2024, 16:50 Nga VNA

Gjykata e Posaçme kthen në SPAK për plotësim hetimesh dosjen penale ndaj mjekut Edvin Prifti

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK për plotësim hetimesh

Gjyqtarja Elsa Ulliri i la afat dy muaj prokurorit Sotir Kllapi, të plotësojë dosjen e më pas të ribëjë kërkesën për kalimin e dosjes për gjykim.

SPAK mbylli hetimet në fillim të këtij viti dhe dërgoi dosjen për gjykim në GJKKO për Edvin Priftin, për të cilin janë ngritur  katër akuza, “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën",  “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”.

Mjeku doli në përgjime gjatë hetimit të një rasti korrupsioni në Gjykatën e Krujës dhe gjatë kontrollit në banesë e zyrë iu gjetën shuma të mëdha parash.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme