Kronika 17 September 2024, 14:24 Nga VNA

Atentati ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj/ SPAK kërkon 43 vite burg për 5 të akuzuarit

Ndaje në Whatsapp
Atentati ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj/ SPAK kërkon 43 vite burg për

Prokuroria e Posacme shpall pretencën për grupin kriminal të drejtuar nga Plarent Dervishaj që organizoi atentatin të mbikalimi i Shkozetit më 1 nëntor 2019, ku mbeti i vrarë Andi Maloku shofer i ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, u plagos ky i fundit dhe Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi i njohur si Rrumi.

Për të pandehurin Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhe njëherazi djali i Rexhep Rrajës, i arrestuar në kuadër të operacionit Revanshi, kërkoi dënimi me 11 vite burgim, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i reduktohet në 7 vite e 4 muaj.

Genti Nerjaku rrezikon dënimin përfundimtar me 6 vite burg, Bashkim Haxhia me 5 vite e 4 muaj burg, Endrit Sinani dhe Julian Pjetri me nga 5 vite seicili.

Plarent Dervishaj, i dyshuar si organizator i atentatit dhe Julian Mece që u dëbuan nga Dubai, po gjykohen në një process të ndarë.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme