Kronika 17 September 2024, 11:07 Nga VNA

Burgjet shkrese gjykatave e prokurorive: Aplikoni dënimin e gjysmë lirisë, burgu i hapur është gati

Ndaje në Whatsapp
Burgjet shkrese gjykatave e prokurorive: Aplikoni dënimin e gjysmë

Burgu i Ali Demit është gati të presë të dënuarit të cilët gjykata ka aplikuar dënimin e tyre sipas konceptit të gjysmë lirisë. Që do të thotë, gjatë ditës sipas orarit të gjykatës të dënuarit mund të punojnë, ndërsa në mbrëmje duhet të kthehen në qelitë e burgut.

Përmes një shkrese të firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, informohen të gjitha gjykatat dhe prokuroritë që mund të aplikojnë nenin 58 të Kodit Penal, gjysmëlirinë, për shkak se janë kapacitetet që të bëhet e mundur zbatimi i vendimeve.

“Ky urdhër i ministrit të Drejtësisë ju bëhet me dije të gjitha gjykatave dhe prokurorive në vend për mundësinë tashmë praktike të ekzekutimit të vendimit penal të dënimit në bazë të nenit 58 Kodi Penal: “Gjysëm liria””, thuhet në shkresë.

Në gjysmë liri mund të dalin persona të cilët kanë kryer vepra të lehta penale dhe vendosen të punojnë me qëllim që të mbajnë familjen, apo raste kur ata duhet të ndjekin shkollën.

Më herët në burgun Ali Demi vuanin dënimin gratë dhe vajzat që kryenin vepra penale. Prej muajsh të dënuarat femra janë janë trasferuar në burgun e Pojskës në Pogradec.

Ministri i Drejtësisë përmes një urdhri e ka klasifikuar instiucionijn e Pojskës, me një seksion të sigurisë së lartë, një seksion siguri e zakonshme, një seksion për të mitura dhe një seksion paraburgim.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme