Kronika 17 September 2024, 10:38 Nga VNA

Arrest në shtëpi për Oficeren e Policisë Gjyqësore në Elbasan/Akuzohet për korrupsion

Ndaje në Whatsapp
Arrest në shtëpi për Oficeren e Policisë Gjyqësore

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 180 të vitit 2024, duke akuzuar shtetasen A. D., Oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Elbasanit, për korrupsion. Ajo akuzohet se ka marrë shumën prej 1,000 eurosh nga shtetasja H. Ll., në këmbim të pushimit të një çështjeje penale ndaj djalit të saj për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Ngjarja u bë publike më 10 shtator 2024, kur emisioni investigativ “Fiks Fare” në TV Top Channel transmetoi pamjet e rastit korruptiv. Sipas provave të para hetimore, shtetasja A. D. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, sipas nenit 319/ç të Kodit Penal.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi”, që është ekzekutuar më 16 shtator 2024. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 180 të vitit 2024, që bën fjalë për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal në ngarkim të shtetases A. D.

Nga aktet e administruara për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar se, në datë 10.09.2024, në emisionin Fiks Fare në TV Top Channel, janë transmetuar pamjet filmike mbi rastin korruptiv të Oficeres së Policisë Gjyqësore A. D., në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila i kërkon dhe i merr shtetases H. Ll., shumën prej 1 000 Euro, si shpërblim për të pushuar çështjen penale në ngarkim të djalit të saj, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore rezultoi se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetësja A. D., me detyrë Oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka konsumuar elementët e veprës penale Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Për interesa të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masës të sigurimit personal dhe Gjykata me vendimin e saj Nr. 117 Akti, datë 16.09.2024, ka vendosur pranimin e kërkesës, caktimin e masës të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.Kjo masë sigurimi është ekzekutuar nga policia gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në datën 16.09.2024.

Hetimet për këtë procedim penal vazhdojnë me administrimin e provave të tjera për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme