Kronika 15 September 2024, 16:23 Nga VNA

Ishte dënuar për korrupsion/ GJKKO liron nga qelia ish-shefin e IKMT Sarandë, Julian Preni 

Ndaje në Whatsapp
Ishte dënuar për korrupsion/ GJKKO liron nga qelia ish-shefin e IKMT

Ish-shefi i IKMT-së Sarandë, Julian Preni dhe ish-punonjësin e Zyrës së Urbanistikës Sarandë, Arjel Balani, janë lënë të lirë nga Gjykata e Posaçme.

Dy ish-zyrtarët ishin dënuar për korrupsion e ndikim të paligjshëm për një leje plazhi dhe në procedurën e ndjekur për prishjen e një godine në bregdet.

Njoftimi i GJKKO:

Kërkuesit Arjel Balani dhe Julian Preni më datë 13.09.2024 kanë paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” të vendosur ndaj të pandehurve Arjel Balani dhe Julian Preni me vendimin nr.115, datë 25.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe urdhërimin e lirimit të të pandehurve”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Etleva Deda dhe Erjon Bani bazuar në nenet 112 dhe 261/1/c të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 525, datë 15.09.2024, vendosi:

Pranimin e kërkesës së kërkuesve (të pandehurve) Arjel Balani dhe Julian Preni.

Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” e caktuar ndaj të pandehurit Arjel Balani me vendimin nr.115 Akti datë 25.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se masa e dënimit të caktuar me vendimin nr.40 dt. 26.06.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Arjel Balani nga masa e sigurimit personal “arrest në burg” nëse nuk mbahet për ndonjë vendim tjetër mase sigurimi personal shtrëngues “arrest në burg”, apo vendim dënimi me burgim të formës së prerë.

Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” e caktuar ndaj të pandehurit Julian Preni me vendimin nr.115 Akti dt 25.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se masa e dënimit të caktuar me vendimin nr.40 dt. 26.06.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Julian Preni nga masa e sigurimit personal “arrest në burg” nëse nuk mbahet për ndonjë vendim tjetër mase sigurimi personal shtrëngues “arrest në burg”, apo vendim dënimi me burgim të formës së prerë.

Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme