Kronika 15 September 2024, 10:06 Nga VNA

Sherri në lokal përfundoi në përdorim armësh në Malësi të Madhe, u plagosën dy persona (Emrat)

Ndaje në Whatsapp
Sherri në lokal përfundoi në përdorim armësh në

Janë zbardhur detajet e plagosjes së dy personave në Vrakë të Malësisë së Madhe. Mësohet se sherri ka ndodhur në hyrje të një lokali, më pas ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit.

Të plagosur mbetën Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa autorit, shtetasi Lul Rakaj ndodhet në arrati dhe policia po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi L. R., ka plagosur me armë zjarri shtetasit B. Ç dhe A. H, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore për kapjen e autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme