Kronika 13 September 2024, 11:17 Nga VNA

Bardhi publikoi bisedat në Kuvend/ Avokatët e Pëllumb Gjokës: Të ndiqet penalisht

Ndaje në Whatsapp
Bardhi publikoi bisedat në Kuvend/ Avokatët e Pëllumb

Avokati i Pëllumb Gjokës, Ylli Manjani, ka bërë një deklaratë për mediat lidhur me situatën e biznesmenit që është arrestuar në kuadër të operacionit "Metamorfoza".

Sipas Manjanit, Gjoka nuk ka qenë përdorues i platformës SKY ECC, dhe ai ka kritikuar publikimin e bisedave të lidhura me këtë kod që janë lexuar në Kuvend nga Gazmend Bardhi, duke theksuar se Bardhi, si jurist, nuk duhej të bënte një gjë të tillë.

"Ne kemi 14 muaj që jemi në procese gjyqësore, jo për të goditur, por për të nxjerrë të vërtetën. Ta lidhësh një kod të kodit Sky-ECC me Pëllumb Gjokën është kurajo shumë e madhe. Pëllumb Gjoka ka mohuar të jetë përdorues i përdorimit të Sky-ECC. Nuk ka asnjë gjurmë që të lidhë kodin në Sky-ECC me personin. Banesat e Pëllumb Gjokës janë kontrolluar me imtësi. Kemi 14 muaj që po merremi me këtë. Ata janë prova, janë të dhëna të marra në mënyrë haptazi të paligjshme, janë përgjime masive që janë marrë në Francë dhe nuk mund të përdoren në një proces gjyqësor. Rast i paprecedent ajo që ka deklaruar Gaz Bardhi i cili është jurist. Pëllumb Gjoka nuk ka pasur Sky,"- tha Manjani.

Avokati Gurali Brahimllari, i cili përfaqëson biznesmenin Pëllumb Gjoka, ka kërkuar ndjekjen penale të Gazment Bardhit, kreut të Grupit parlamentar të PD. Brahimllari ka argumentuar se publikimi i informacionit lidhur me Pëllumb Gjokën nga Bardhi përbën një shkelje të ligjit dhe kërkon që ai të përballet me pasojat ligjore për veprimet e tij.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme