Kronika 12 September 2024, 17:19 Nga VNA

Gjendet një jaht i braktisur në zonën e Kavajës, policia gjen në të një armë dhe dokumente të një shtetasi gjerman

Ndaje në Whatsapp
Gjendet një jaht i braktisur në zonën e Kavajës, policia

Një jaht i regjistruar në emër të një shtetasi gjerman është gjetur i braktisur në breg të detit në zonën e Kavajës. Jahti është bosh dhe është konstatuar dy ditë më parë nga forcat e policisë.

Në mjetin lundrues është gjetur një pasaportë gjermane me gjeneralitetet F. R., 85 vjeç, si dhe janë sekuestruar një armë zjarri, celularë laptop dhe dokumenta të një shtetasi gjerman.

Policia është duke hetuar lidhur me misterin e gjetjes së jahtit. Nëse personi apo personat që ishin në bordin e tij mund të jenë mbytur në det, apo të jenë përpara një ngjarje kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë monitorimit të zonës bregdetare, në territorin e fshatit Karpen, kanë konstatuar të ngecur në rërë, disa metra larg nga bregu, një mjet lundrues veliere, pa asnjë shtetas në bord.

Pas këqyrjes paraprake, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Spille kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në bordin e mjetit lundrues.

Gjatë kontrollit në veliere, janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë tip “Walther”, 1 krehër pistolete, municion luftarak, 2 celularë, 1 laptop dhe dokumentet e mjetit lundrues.

Gjithashtu, në mjetin lundrues, është gjetur një pasaportë gjermane me gjeneralitetet F. R., 85 vjeç.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n paraprakisht rezulton se mjeti lundrues është nisur nga Bari, Itali, me drejtim Kroacinë, fillimisht me lundrim normal dhe më pas me lëvizje të çrregullta.

Grupi hetimor i ngritur për këtë rast po bashkëpunon me Interpol Tiranën, për verifikimin e të dhënave të pasaportës që është gjetur në mjetin lundrues, me qëllim sqarimin e rrethanave të këtij rasti dhe përcaktimin e vendndodhjes së poseduesit të pasaportës, i cili dyshohet të jetë drejtuesi i mjetit lundrues.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se drejtuesi i velieres mund të ketë rënë në det, për shkak të dallgëve të larta të shkaktuara nga moti i keq.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme