Kronika 11 September 2024, 18:00 Nga VNA

Tiranë/ 27-vjeçari dhunon burrin e motrës

Ndaje në Whatsapp
Tiranë/ 27-vjeçari dhunon burrin e motrës

Dhuna në familje është një ndër fenomenet me shqetesuese në shoqërinë shqiptare. Dhjetra raste në ditë referohen nga policia për dhunë në familje. Burri rrah gruan, vëllai dhunon vëllain. Djali dhunon nënën. I tillë është edhe rasti i një 27-vjecari me inicialet Sh.P, i cili po mbahet nën masën e arrestit me burg, pasi ka dhunuar brenda në shtëpi burrin e motrës së tij, 61-vjeçar.

Ka qenë A.D i cili i është drejtua komisariatit nr.5 duke denonuar kunatin e tij për dhunë. Ai ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur mesditën e 22 gushtit, kur ai shkoi te shtëpia e bashkëshortes së tij në Babrru për t’i dërguar ilacet. Ai pretendon se ishte duke qëndruar me gruan dhe vjehrrën ndërsa kunati ndodhej në dhomën tjetër.

Kallëzuesi pretendon se kunati ka ardhur me të shpejtë dhe e ka goditur me grusht dhe ka tentuar më pas të marrë një thikë dhe ta godasë, ndërsa thekson se ka patur probleme të vazhdueshme me kunatin. “Ai më ka goditur sepse nuk më do mua në shtëpinë e tij”, thekson A.D.

Më tej, 61-vjecari pretendon se ka njoftuar policinë lodhur me ngjarjen, ku oficerët kanë bërë edhe arrestimin e të riut.

Sh.P ka dhënë nje version krejt tjetër para gjykatës. “Kunati im trillon. Nuk e kam goditur. Ai erdhi në shtëpi dhe filloi të shante nënën dhe ti kërkonte dhe lekë se gjoja jeton me qira dhe nuk ka lekë për jetesën. Kur e dëgjova u ndjeva keq dhe e kam nxjerrë përjashta, pa e dhunuar apo goditur”, thekson i dyshuari.

Ndërsa dyshimet janë se ngjarja ka ndodhur se 61-vjecari ka patur si qëllim ti divorcojë motrën dhe të dërgojë në shtëpinë e prindërve.

Gjykata ka vendosur arrest me burg për të dyshuarin, ndërsa për të dëmtuarin është urdhëruar kryerja e aktit të ekspertimit për të përcaktuar nëse ka dëmtime që mund të jenë shkaktuar nga goditjet.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme