Kronika 10 September 2024, 15:48 Nga VNA

Zbardhen detaje të reja/Konflikti me djalin e autorit u mori jetën xhaxhait dhe nipit në Roskovec

Ndaje në Whatsapp
Zbardhen detaje të reja/Konflikti me djalin e autorit u mori jetën

Një zënkë mes djalit të autorit dhe dy personave, Lavdosh dhe Gramos Kurtaj, u ka kushtuar jetën këtyre dy të fundit.

Altin Kuka ka qëlluar me breshëri plumbash ndaj xhaxhait dhe nipit duke shkaktuar edhe tragjedinë në Roskovec.

Ata janë qëlluar për vdekje me breshëri plumbash nga 49-vjeçari Kuka.

Sot autori i vrasjeve, Altin Kuka, 49 vjeç ka dalë nga shtëpia me armën e zjarrit kallashnikov dhe ka mbërritur në lokalin ku ndodheshin viktimat.

Lavdosh dhe Gramos Kurtaj, xhaxha e nip ndodheshin në lokalin pronë e tyre në qendër të fshatit Kurjan të Roskovecit, kur janë ekzekutuar nga Kuka.

Shkak për ngjarjen dyshohet se ka qenë një sherr i nisur mes fëmijëve, duke degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit nga Altin Kuka.

Viktimat kanë ndërruar jetë në spital, ku u dërguan me urgjencë pas të shtënave.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme