Kronika 9 September 2024, 23:34 Nga VNA

Video/ Operacioni i dështuar i RENEA-s në Lungomare, shkakton panik tek turistët dhe fëmijët në lokal

Ndaje në Whatsapp
Video/ Operacioni i dështuar i RENEA-s në Lungomare, shkakton panik

Gazetari Artan Hoxha publikoi mbrëmjen e sotme në emisionin “Të paekspozuarit” ne MCN, pamjet e një aksioni të RENEA-s në Lungomare në Vlorë, paraditen e 9 gushtit.

Në video duken disa efektivë të maskur, apo të veshur si civilë që futen në restoratin e hotelit, duke shkaktuar panik te turistët, ku kishte fëmijë dhe gra. Hoxha tha se kjo nuk duhet bërë kështu sot, sepse kjo ndodhte në vitet 2000.

“Është një operacion kur është kërkuar ndërhyrja e RENEA-s. Është një operacion që është bërë më 9 gusht nga forcat taktike të RENEA-s në Lungomare në Vlorë dhe fëmijët futen poshtë tavolinës. Gjithçka ndodh për 50 sekonda. Në raste të tilla ndërhyhet kur ka një person me rrezikshmëri të lartë.

Lajmi që u dha në media flet për ndërhyrjen në orën 10 të paradites, nuk u arrestua askush dhe aty ka vetëm turistë, kur këto operacione bëhen në mbrëmje. Kur RENEA i bën vetë këto operacione mundohet të shmangë përballjen me civilët. Nuk ka patur informacion të saktë. Një pjesë e këtyre efektivëve kanë qenë me të shkurtra.

Njerëzit në lokal janë gra, fëmijë, familjarë. Këto operacione bëhen kur ke informacione të sakta dhe jo kur ka turistë. Mirë u bë gjithë kjo, po për çfarë e bënë? Nëse 2-3 hoteleve në qendër të Tiranës u futesh kështu, nuk u shkon njeri me. Me aq shumë qytetarë që ndodhen aty për pushime, pasojat nuk dihen. Ky është operacion që nuk pati sukses” - tha gazetari Hoxha.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme