Kronika 9 Shtator 2024, 21:43 Nga VNA

Posedonte kokainë me vlerë 34 mijë euro, policia italiane arreston 28-vjeçarin shqiptar dhe bashkëpunëtorin ukrainas

Ndaje në Whatsapp
Posedonte kokainë me vlerë 34 mijë euro, policia italiane

Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi iu gjetën në posedim doza të ndryshme kokaine gati për shitje, në qendër të Palazzolo-s.

Gjatë kontrollit në banesën e tij është arrestuar edhe një 41-vjeçar ukrainas, i cili u kap teksa po paketonte lëndën narkotike, duke i gjetur gjithsej 430 gramë kokainë, një sasi e konsiderueshme që synonte të plotësonte kërkesat e klientët e shumtë në zonë.

Vlera e kokainës, sipas përllogaritjes, arrin në mbi 34.000 euro.

 

Video

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një prej 4 qytetarëve të vrarë më 21 janar 2011, mbërrin në SPAK ku thotë se i ka kërkuar takim Alfred Shehut, prokurorit që po heton ngjarjet e dhunshme të 15 viteve më parë. SPAK po heton se kush dha urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit. https://www.vna.al/kronika/mark-nika-ne-spak-kerkon-takim-me-prokurorin-qe-heton-21-janarin-i19130

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë ardhur sërish në Vlorë. Vajza dhe dhëndri i presidentit Donald Trump sapo kanë mbërritur në qytetin bregdetar dhe janë shoqëruar me forca të shumta policie.

Adriatik Lapaj, i cili prej javësh po proteston para Kryeministrisë, ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku shfaqet momenti kur Policia ndërhyn dhe heq plastmasin ku ai qëndron së bashku me mbështetës të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. Në postimin e tij, Lapaj shkruan me ironi: “Sapo erdhën policat dhe sekuestruan arsenalin e radhës. Plot 10 m² plastmas. EDI plastmasi!” Më tej, ai ironizon duke thënë se policët e Edi Ramës, më 21 janar do të dalin të qajnë për protestuesit, ndërkohë që sot nuk e lejojnë atë të protestojë para Kryeministrisë.

Moti i keq ka goditur orët e fundit brigjet e Cala Gonone, në Sardenjë, duke shkaktuar dëme dhe shqetësime të mëdha për banorët. Sipas raportimeve të para, lartësia e dallgëve ka arritur në disa metra, duke bërë që uji i detit të vërshojë deri në brendësi të zonave të banuara.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme