Kronika 13 September 2024, 12:16 Nga VNA

Kërkon ndryshim mase, Malltezi: Vazhdojmë të persekutohemi si dikur me komunistët

Ndaje në Whatsapp
Kërkon ndryshim mase, Malltezi: Vazhdojmë të persekutohemi si

Jamarbër Malltezi pasi ishte në Apelin e GJKKO ku ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë tha për mediat se çështja është politike.

"Jemi armiq të komunistëve dhe jemi krenar për këtë gjë. Sot ishim në Apel. Në Apel nxorën sa i takon diligjencës së katërt dymujore.  Në 4 diligjenca nuk ka asnjë fjalë për Sali Berishën. Sot u nxor diçka e re për gjykatën. Jemi në situatën ku ose masat e Berishës ishin të paligjshme ose janë të pavlefshme. Masat që u morën për kufizimin e lëvizjes, në rast se ishin kufizim liria janë të paligjshme sepse nuk shkuan në Parlament. SPAK tha jo nuk janë kufizim lirie, por e bukura është që nuk e ka zbatuar atë.  Masat e marra për kufizimin e lëvizjes, janë të paligjshme se nuk shkuan në Kuvend. Zëvendësimi i masë së pavlefshme është nul. Vendimi për lëvizjen është firmosur nga Edi Rama në qershor 2006, para Berishës që prokurorët thonë e ka firmosur në nëntor 2006. Në thelb është çështje e thjeshtë, u nis me kallëzimin e rremë nga Taulant Balla"  tha Malltezi

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme