Kronika 15 September 2024, 10:36 Nga VNA

Plagosja në Malësi të Madhe, autori i ngjarjes me të shkuar të errët

Ndaje në Whatsapp
Plagosja në Malësi të Madhe, autori i ngjarjes me të shkuar

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e sotme në Malësi të Madhe, ku dy persona konkretisht Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj u plagosën me armë zjarri nga Lul Rakaj.

Autori i ngjarjes nuk është emër i panjohur për policinë, pasi Lul Rakaj 13 vite më parë ka vrarë me armë zjarri shtetasin Kolë Mushku në Hot të Malësisë së Madhe. Krimi në atë kohë ka ndodhur si hakmarrje, pasi Kolë Mushku i kishte vrarë babain e Lul Rakajt.

Ngjarja e sotme ka ndodhur në orën 09:45 kur në hyrje të një lokali në fshatin Vrakë ka ndodhur një konflikt mes tre personave. Sherri i cili nisi fillimisht verbalisht ka përfunduar në përdorimin e armëve.

Policia thotë se ka qenë Lul Rakaj, i cili ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të dy personave, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj.

Të plagosurit u transportuan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme