Kronika 16 September 2024, 23:04 Nga VNA

Gazetarja Klodiana Lala zbulon kandidatët për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Ndaje në Whatsapp
Gazetarja Klodiana Lala zbulon kandidatët për postin e drejtorit

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ku ka zbuluar edhe disa nga emrat e kandidatëve që kanë aplikuar për këtë post.

Kandidatët që kanë aplikuar janë drejtues të drejtorive rajonale, pjesëtar të akademisë së policisë dhe ish-zyrtarë të policisë. Disa prej tyre janë si më poshtë:

Shemsi Prençi – Ish-zyrtar Policie

Gentian Shehaj – Akademia e Policisë

Sami Rasha – Akademia e Policisë

Ardian Çipa – Drejtor i Policisë së Gjirokastrës

Ilir Proda - Drejtor i Policisë së Elbasan

Adriatik Tafçiu - Kandidat

Skender Hita - Drejtor i Policisë së Durrës

Edmond Sulaj - Drejtor i Policisë së Shkodër

Pëllumb Seferi - Interpol

Një emër surpizë që ka paraqitur aplikimin është Shemsi Prençi, i cili ka një karrierë të gjatë në radhët e policisë, por që ka qenë një kritik i qeverisë dhe ka kandiduar në primaret e PD për kryebashkiak në Kamëz.

Lala gjithashtu tha se Rrumbullaku me gjithë mangësitë që kishte, nuk ishte një drejtues i kapur nga krimi dhe se u detyrua të dorëhiqej për shkak të presionit që krimi i organizuar bëri ndaj politikës shqiptare.

"Zoti Rrumbullaku, me gjithë mangësitë që mund të ketë një drejtor, kam krijuar bindjen që nuk ishte i kontrolluar nga krimi i organizuar. Mendoj se zoti Rrumbullaku ishte ndër kandidaturët e gjithëpranuara, pavarësisht se është përdorur fotoja e tij e çiftelisë. Ai bëri një dorëheqje të detyruar, për shkak të presionit që krimi i organizuar bëri ndaj politikës shqiptare. Mund të ketë bërë gabime, por kishte luftë klanesh, brrylash. Ikja e zotit Rrumbullaku do të hapë një gropë të madhe dhe problematike. Një sërë zyrtarësh janë të inkriminuar” – u shpreh Lala.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme