Kronika 17 September 2024, 17:51 Nga VNA

Dhunoi për vdekje Egli Progën, Apeli lë në burg Denis Meçen

Ndaje në Whatsapp
Dhunoi për vdekje Egli Progën, Apeli lë në burg Denis

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në burg Denis Meçen, i cili akuzohet se dhunoi për vdekje 42-vjeçarin Egli Proga në Pogradec, ngjarje e ndodhur më 10 gusht të këtij viti.

Autori kishte kërkuar ndryshimin e masës nga arrest në burg në një masë më të butë, por kërkesa e tij është rrëzuar. Ndërkohë Gjykata caktoi detyrim paraqitje për Leonidha Guçen, Arjan Manellarin dhe Voltan Shulkun, të cilët nuk kallëzuan për krimin.

Sipas dëshmive të mbledhura nga policia, Egli Proga ka shkuar tek lokali ku ka ndodhur ngjarja, për të pirë.

Jashtë lokalit ka qenë autori me dy të tjerë edhe këta të pirë, ndërsa brenda lokalit ka qenë dhe një shtetas vetëm, edhe ai duke pirë.

Viktima fillimisht është ulur me personin brenda duke pirë me të dhe në këtë moment ka nisur debati me tre shtetasit që kanë qenë duke pire jashtë kur vrasësi u afrua duke kërkuar një cigare.

Autori është ngritur nga tavolina e tij dhe ka vajtur tek viktima për ta sqaruar se çfarë kishte dhe debati u acarua. Pas kësaj autori i ka kërkuar të dalë jashtë e të sqarohen dhe kur kanë dalë jashtë autori e ka shtyrë ose goditur viktimën i cili është rrëzuar.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme