Kronika 19 August 2026, 11:13 Nga VNA

Tragjedia në Manzë/ Ishin martuar pak ditë më parë, Kleo Vrioni dhe bashkëshortja italiane mes 3 viktimave

Ndaje në Whatsapp
Tragjedia në Manzë/ Ishin martuar pak ditë më parë,

Të tjera detaje dalin në dritë pas aksidentit tragjik të ndodhur në Manzë të Durrësit, ku 3 persona humbën jetën, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë. Kleo Vrioni dhe italiania Sara Brugentelli, ishin martuar vetëm pak ditë më parë. Të sapomartuarit ndodheshin në automjetin tip BMW, kur drejtuesi Vrioni humbi kontrollin dhe u përplas me një strukturë betoni. Për pasojë bashkëshortët humbën jetën. Ndërsa ndërroi jetë dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri. Në aksident u plagosën edhe Rejsi Vrijoni dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç. Dervishi është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Video

Spektakël dhe adrenalinë në qiell! Rreth 150 pilotë nga e gjithë bota konkurruan në Kampionatin Botëror të Paragliding, duke përshkuar një itinerar prej rreth 100 kilometrash me pika të përcaktuara përmes GPS-it. Shpejtësia, koha dhe qëndrimi në krye të garës përcaktuan pikët, ndërsa dhjetëra paragliderë dhuruan pamje spektakolare në qiell.

Një ngjarje e rëndë është raportuar pranë kufirit mes Republikës së Afrikës Qendrore dhe Kamerunit, ku një rrëshqitje dheu ka goditur një minierë artizanale ari. Sipas autoriteteve lokale, dhjetëra persona dyshohet se janë varrosur nën masën e dheut, ndërsa ekziston frika se disa prej tyre mund të jenë ende të bllokuar nëntokë. Ngjarja ka ndodhur teksa njerëzit ndodheshin duke punuar në minierë. Rrëshqitja e dheut ka zënë në befasi punëtorët, duke shkaktuar një situatë të rëndë. Ende nuk ka një bilanc përfundimtar të viktimave, ndërsa vijojnë përpjekjet për të përcaktuar numrin e personave të bllokuar dhe për zbardhjen e plotë të përmasave të tragjedisë.

Policia Kufitare në aeroportin Milano Malpensa ka arrestuar 10 gra, mes tyre edhe të mitura, të dyshuara për rreth 100 vjedhje. Sipas autoriteteve, ato shfrytëzonin turmat në ashensorë për të shpërqendruar udhëtarët dhe për t’u vjedhur kuleta, para dhe sende me vlerë.

Policia Kufitare në aeroportin Milano Malpensa ka arrestuar 10 gra, mes tyre edhe të mitura, të dyshuara për rreth 100 vjedhje. Sipas autoriteteve, ato shfrytëzonin turmat në ashensorë për të shpërqendruar udhëtarët dhe për t’u vjedhur kuleta, para dhe sende me vlerë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme