Një tjetër person është ndaluar në kuadër të hetimeve për vrasjen e 20-vjeçarit në Ksamil. Bëhet fjalë për Luciano Seferin, punonjës i rolit bazë në Burgun e Fierit.
Sipas të dhënave, Seferi ka nisur punë në Burgun e Fierit në fillim të muajit gusht ndërsa më parë shërbente në Burgun e Bënçës.
Ai është ndaluar nga autoritetet në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes dhe për të verifikuar rolin apo lidhjet e tij me personat e përfshirë në ngjarje. Hetimet vijojnë.






















