Kronika 19 August 2026, 07:52 Nga VNA

Aksident tragjik në Manzë, tre të vdekur mes tyre një 15-vjeçar; në gjendje të rëndë 16-vjeçari

Ndaje në Whatsapp
Aksident tragjik në Manzë, tre të vdekur mes tyre një

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manzë të Durrësit, duke shkaktuar tre viktima dhe dy të plagosur. Mes personave që kanë humbur jetën është edhe një 15-vjeçar, ndërsa një 16-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, aksidenti është regjistruar rreth orës 02:22, në një rrugë dytësore në Manzë. Automjeti drejtohej nga shtetasi K. V., i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me një bordurë betoni.

Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e automjetit, K. V., si dhe për dy pasagjerët, S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, të cilët kanë humbur jetën.

Në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë, R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç. Të dy kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Sipas Policisë, 16-vjeçari K. D. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet për të dokumentuar aksidentin dhe për të përcaktuar rrethanat e plota që çuan në përplasjen fatale.

Në njoftimin paraprak të Policisë ka një mospërputhje për moshën e drejtuesit K. V., i cili përmendet fillimisht si 24 vjeç dhe më pas si 25 vjeç.

Video

Spektakël dhe adrenalinë në qiell! Rreth 150 pilotë nga e gjithë bota konkurruan në Kampionatin Botëror të Paragliding, duke përshkuar një itinerar prej rreth 100 kilometrash me pika të përcaktuara përmes GPS-it. Shpejtësia, koha dhe qëndrimi në krye të garës përcaktuan pikët, ndërsa dhjetëra paragliderë dhuruan pamje spektakolare në qiell.

Një ngjarje e rëndë është raportuar pranë kufirit mes Republikës së Afrikës Qendrore dhe Kamerunit, ku një rrëshqitje dheu ka goditur një minierë artizanale ari. Sipas autoriteteve lokale, dhjetëra persona dyshohet se janë varrosur nën masën e dheut, ndërsa ekziston frika se disa prej tyre mund të jenë ende të bllokuar nëntokë. Ngjarja ka ndodhur teksa njerëzit ndodheshin duke punuar në minierë. Rrëshqitja e dheut ka zënë në befasi punëtorët, duke shkaktuar një situatë të rëndë. Ende nuk ka një bilanc përfundimtar të viktimave, ndërsa vijojnë përpjekjet për të përcaktuar numrin e personave të bllokuar dhe për zbardhjen e plotë të përmasave të tragjedisë.

Policia Kufitare në aeroportin Milano Malpensa ka arrestuar 10 gra, mes tyre edhe të mitura, të dyshuara për rreth 100 vjedhje. Sipas autoriteteve, ato shfrytëzonin turmat në ashensorë për të shpërqendruar udhëtarët dhe për t’u vjedhur kuleta, para dhe sende me vlerë.

Policia Kufitare në aeroportin Milano Malpensa ka arrestuar 10 gra, mes tyre edhe të mitura, të dyshuara për rreth 100 vjedhje. Sipas autoriteteve, ato shfrytëzonin turmat në ashensorë për të shpërqendruar udhëtarët dhe për t’u vjedhur kuleta, para dhe sende me vlerë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme