Politika 28 Gusht 2024, 15:23 Nga VNA

Tabaku kritika Bankës së Shqipërisë. A do ti mbijetojë guvernatori Sejko furtunës politike?

Ndaje në Whatsapp
Tabaku kritika Bankës së Shqipërisë. A do ti mbijetojë

Në një postim në FB deputetja e PD thotë se prej disa javësh, shqiptarët janë përballur me realitetin e trishtë që u ka marrë bashkëqytetarëve pronat, kursimet dhe, fatkeqësisht, edhe jetën. Një grup përmbaruesish, mbledhësish të kredive të këqija dhe përfitues imoralë të një legjislacioni me shumë boshllëqe na kanë kujtuar xhambazët që Balzaku përshkruante në librat e tij, që mblidhnin kambialet e borxhlinjve duke përdorur dhe shfrytëzuar në maksimum vuajtjet dhe nevojat e tyre.

Zonja Tabaku e sheh problemin dhe tek Banka e Shqipërisë teksa deklaron :

“Fatkeqësisht, institucionet që duhet të mbikëqyrnin me imtësi të plotë situatën dhe të kontrollonin sjelljen e këtyre institucioneve financiare, si Banka e Shqipërisë, bënë sikur nuk e panë situatën. Një sjellje që nuk ngrihet aspak në lartësinë e detyrës që ka institucioni i Bankës së Shqipërisë dhe akoma më tej luajti një ping-pong të pandershëm me institucionet e tjera. Një sjellje që e pamë edhe në raportimin e guvernatorit në Parlament.

Deputetja demokrate premton një inisiativë të re ligjore parlamentare për mbrojtjen e interesit të konsumatorëve. Ndërsa skandali i mikrokredive dhe roli i Bankës së Shqipérisë jane objekt hetimi nga SPAK, mbetet e paqartë e ardhmja e guvernatorit Gent Sejko. A do ta kalojë ai këtë furtunë apo do të zëvendësohet me konsensus të socialistëve dhe demokratëve. Siç ka ndodhur dhe me paraardhësit e tij, ndonëse fundin e përbashkët nuk e kanë patur kaq të lavdishëm.

Statusi i plotë i Jorida Tabakut

Prej disa javësh, shqiptarët janë përballur me realitetin e trishtë që u ka marrë bashkëqytetarëve pronat, kursimet dhe, fatkeqësisht, edhe jetën. Një grup përmbaruesish, mbledhësish të kredive të këqija dhe përfitues imoralë të një legjislacioni me shumë boshllëqe na kanë kujtuar xhambazët që Balzaku përshkruante në librat e tij, që mblidhnin kambialet e borxhlinjve duke përdorur dhe shfrytëzuar në maksimum vuajtjet dhe nevojat e tyre.

Të njëjtët persona menduan boshllëqet ligjore të mikrokreditimit dhe licencimit të shoqërive të borxhit të keq si një hapësirë ligjore abuzive. Përfituan nga mungesa e rregullimit të një zone gri, që kishte hapur një derë abuzimi, për të shpartalluar të ardhurat e qytetarëve përmes kamatave abuzive dhe kriminale, që kalonin nivelin e borxhit. Duke përdorur mbi të gjitha hapësirën ligjore dhe një fushë tërësisht të paorientuar në mbrojtjen e konsumatorit, kësaj radhe kredimarrësit.

Fatkeqësisht, institucionet që duhet të mbikëqyrnin me imtësi të plotë situatën dhe të kontrollonin sjelljen e këtyre institucioneve financiare, si Banka e Shqipërisë, bënë sikur nuk e panë situatën. Një sjellje që nuk ngrihet aspak në lartësinë e detyrës që ka institucioni i Bankës së Shqipërisë dhe akoma më tej luajti një ping-pong të pandershëm me institucionet e tjera. Një sjellje që e pamë edhe në raportimin e guvernatorit në Parlament.

Natyrisht, që një vepër e tillë penale ka qenë tejet e sofistikuar, duke shfrytëzuar në maksimum heshtjen e parlamentit, që nuk ka mundur të propozojë ligje që e rregullojnë këtë çështje; të një qeverie që sjell me kamionë ligjet me porosi dhe përdor çdo deputet të mazhorancës për të propozuar një ligj për interesa oligarkie, por që nuk u kujtua aspak për një nevojë të tillë; të boshllëkut ligjor që ofron Banka e Shqipërisë dhe mospërfilljes jo kokëçarëse dhe deri menefregiste që na dhuroi Ministria e Drejtësisë. Të gjithë pra, bashkëfajtorë por jo bashkëvuajtës në tragjedinë e përbashkët dhe të hidhur të shqiptarëve.

Tani, koha ka ardhur që ne të veprojmë ndryshe! ndërsa prouroria po heton ccështjen në fjalë, në pritje të një vendimi të kuvendit për një komision hetimor si kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane dhe gjithashtu anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, si një nga ata deputetë që kërkova me ngulm që Parlamenti të ngrejë një komision parlamentar për të shqyrtuar hapësirat ligjore dhe jo vetëm në drejtim të mbrojtjes së konsumatorit si dhe përputhjen me standardet më të mira të BE-së, kam ndërmarrë një iniciativë ligjore për një paketë të plotë në fushën e mbrojtjes së konsumatorit në sektorin bankar.

Iniciativa ka për qëllim vetëm mbrojtjen e kredimarrësve nga praktikat grabitqare të huadhënies dhe veprimeve kriminale që nënkupton edhe përafrimin e gjithë legjislacionit për shërbimet financiare. Do të angazhoj energjitë në atë që mendoj dhe besoj se është detyra parësore e Kuvendit: mbrojtja e qytetarëve dhe interesit të tyre. Me të njëjtin pasion si në rastin e mbrojtjes së interesit kur u zbulua afera e inceneratorëve apo dedikimit të mbrojtjes së interesit të shtresës së mesme me ligjin antikushtetues të taksimit të profesioneve të lira.

Kjo nismë ka në thelb përshtatjen dhe jo vetëm një ligj për mikrokreditë, financimin e FinTech dhe kamatës sipas standardeve të Bashkimit Europian. Një nismë që natyrisht i shërben domosdoshmërisht një tregu të etur për rregull dhe sundim të ligjit. Një nismë që besoj dhe shpresoj se do të gjejë mbështetjen tek kolegët e mi të të dyja anëve të ishullit politik parlamentar.

Detyra e një deputeti në Kuvend është që të mbrojë interesat e publikut dhe njëkohësisht të jetë pararojë dhe të propozojë ndryshime ligjore apo ligje të reja për ta mbrojtur këtë interes. Prandaj, së bashku me një grup specialistësh që janë bipartizanë, kam ndërmarrë që prej fillimit të këtij muaji një nismë që do të kurorëzohet në javët në vijim për të mbrojtur të drejtat e konsumatorëve në fushën e shërbimeve financiare.

Kjo është një nismë dhe një betejë që u duhet shqiptarëve dhe qytetarëve për t’u mbrojtur nga sjellja prej xhambazi që jo rrallë të kujton romanet e Balzakut, ku personazhet shtrëngoheshin në gjithëfarësoj mënyrash për të shlyer kambialet. Qindra konsumatorë që janë duke vuajtur pasojat e arrogancës, korrupsionit dhe mungesës së rregullimit nuk e meritojnë t’u zhvatet pasuria e tyre në këtë mënyrë. Prandaj është e nevojshme të miratohen standardet e praktikat më të mira të BE-së.

 

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme