Politika 27 August 2024, 21:43 Nga VNA

BIRN: Tërhiqet PS, gati të votojë mocionin për mandatin e deputetes Xhaçka

Ndaje në Whatsapp
BIRN: Tërhiqet PS, gati të votojë mocionin për mandatin e

Në një ndryshim qëndrimi të papritur, mazhoranca pranoi të martën që të futet për votim në seancën më të afërt plenare mocioni për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi votuan në dy herë radhazi kundër dërgimit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Xhaçka akuzohet se gjatë kohës kur mbante detyrën e Ministres së Jashtme, Komiteti i Investimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi. Më pas, përmes një vendimi qeverie hotelit iu dha e drejta e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit.

Anëtarët socialistë në Këshillin e Legjislacionit ranë dakord që vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili detyron Kuvendin ta votojë pa vonesë dërgimin e mocionit për interpretim, të votohet në seancën e datës 12 shtator, si seanca e parë e punimeve të sesionit të ri parlamentar.

Fillimisht kryetarja e këshillit, deputetja e opozitës Dhurata Çupi, propozoi që kryetares së Kuvendit t’i dërgohej një raport me arsyetim ku i kërkohej asaj që të informonte deputetët për ‘detyrimin’që kanë për të votuar ‘Pro’, sipas arsyetimeve të dhëna në vendimin e gjykatës.

Çupi theksoi se për shkak të qëndrimit kundër të mazhorancës për këtë çështje dhe tentativës për të mbrojtur kolegen e tyre, Kuvendi ishte gjetur në shkelje të Kushtetutës në vendimet e tij të mëparshme.

Por deputetja e PS, Klotilda Bushka tha se rekomandimi për kryetaren nuk ka pse të ketë arsyetime shtesë.

“Ky këshill duhet t’i propozojë kryetares së Kuvendit ta përfshijë këtë vendim në rendin e ditës së seancës plenare më të afërt, kjo duke ju referuar vetë arsyetimit të Gjykatës Kushtetuese”- tha Bushka duke shtuar se “nuk ka munguar ndonjëherë vullneti dhe impenjimi për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Ndryshimi i qëndrimit të mazhorancës ndaj çështjes u komentua me habi nga anëtarët opozitarë në mbledhje, të cilët rikthyen debatin dhe akuzat për mbrojtjen politike që iu dha Xhaçkës në më shumë se dy vite që kur opozita dorëzoi mocionin në Kuvend.

Disa javë më parë ish-kryetari i grupit socialist Bledi Çuçi lajmëroi publikisht se vendimi do të “ankimohej” në Komisionin e Venecias dhe e cilësoi urdhërimin e Kuvendit nga gjykata si anti-kushtetues dhe deklaroi se deputetët votonin si të donin pasi ishin të pavarur.

Vendimi i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendimmarrjen kritikon ashpër shumicën parlamentare për shkelje kushtetuese me pasoja të rënda, referuar qëndrimit të prillit kur deputetët socialistë rrëzuan një vendim të mëparshëm të kësaj gjykate për këtë çështje.

Por, sipas Kushtetueses, Kuvendi nuk ka respektuar vendimmarrjen e gjykatës në shkelje të detyrimeve kushtetuese dhe se kjo shkelje e Kushtetutës kishte prodhuar një krizë të re, që veç të tjerash cenon vetë themelet e shtetit. /Marrë nga Reporter.al

 

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme