Politika 25 August 2024, 13:08 Nga VNA

Braçe: KURUM s’mund të marrë peng punonjësit. Por harron përgjegjësinë e qeverisë

Ndaje në Whatsapp
Braçe: KURUM s’mund të marrë peng punonjësit. Por

Ka dy javë që në Shqipëri ka plasur skandali me mbetjet toksike, ndërsa vetëm ditët e fundit ka reaguar qeveria dhe përfaqësusit e saj. I fundit që ka reaguar është dhe deputeti i partisë socialiste, Erion Braçe, i cili është kujtuar për punëtorët e kompanisë KURUM. Në një postim, Braçe thotë se KURUM nuk mund të marrë peng punëtorët dhe as të shantazhojë qeverinë. Ndërsa në fund u jep përgjigje edhe mediave ku thotë se qeveria u ka dhënë prioritet hetimeve dhe se nuk mund të flasim pa u provuar nëse janë të rrezikshme.

“Kurum nuk mund të marrë peng punëtorët! Kurum nuk mund të shantazhojë edhe një herë qeverinë me pengje njerëzore! Kurum duhet t’i nënshtrohet ligjit, t’i përgjigjet autoriteteve sipas ligjit, të çlirohet apo mbajë përgjegjësi në përputhje me ligjin! Asgjë më pak e asgjë më shumë!

Punëtorët nuk hyjnë në këtë mes; madje me punëtorët Kurum po bën krim-edhe ky duhet hetuar! E ka bërë edhe një herë më parë këtë shantazh kur shpalli falimentin për t’i ikur hetimeve për evazion fiskal; jo më! Kurrë më! Nuk mundet një kompani të marrë peng punëtorët e të shantazhojë qeverinë me ta!

Nuk duhet toleruar! po, ka qenë e privilegjuar e ka përfituar në mënyrë klienteliste-për mua të padrejtë, në energji, porte e metalurgji deri në kufijtë e monopolit, por ajo kohë ka mbaruar! Në anë tjetër, qeveria ka marrë vendimin e duhur për të mos pranuar këtu, mbetjet e dyshuara si të rrezikshme! qeveria i ka dhënë prioritet hetimeve dhe analizave dhe kjo është rruga!

Përgjigje për ata që siç me një lodër kineze që nuk bën analize biologjike e kimike të produktit damkosen frutat e perimet, po njësoj kanë shpallur mbetje të rrezikshme duke shërbyer vetë si laborator, përgjigje dhe për gjithë arradhën e politiqenëve që deri dje ulërinin për importin e mbetjeve që nuk ekzistonte, sot ulërijnë për eksportin e mbetjeve që duhet provuar në janë të rrezikshme apo jo” - ka shkruar Braçe.

Por Braçe nuk përmend faktin që nëse provohet që KURUM ka eksportuar mbetje të rrezikshme, ka përgjegjësi dhe qeveria që ka heshtu për të gjitha herët kur kjo procedurë ka ndodhur.

Gjithashtu deputeti i PS na tregon se si KURUM ka qenë e privilegjuar si kompani, por nuk e thotë se pse atëherë nuk ka reaguar dhe të kishte marrë masa pasi ka 11 vite që është në pushtet.

 

 

Lexo gjithashtu

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme